🌤️
Tiranë 9°C · Kryesisht kthjellët 03 April 2026
S&P 500 6,583 ▲0.11%
DOW 46,505 ▼0.13%
NASDAQ 21,879 ▲0.18%
NAFTA 112.06 ▲0.47%
ARI 4,703 ▲0.49%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
₿ CRYPTO
BTC $66,878 ▼ -0.03% ETH $2,054 ▼ -0.15% XRP $1.3187 ▲ +0.34% SOL $80.2300 ▲ +1.76%
S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI 4,703 ▲0.49 % S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI 4,703 ▲0.49 %
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
03 Apr 2026
Breaking
Qeveritare

Panariti përuron godinën e AKU, Shkodër: Investim me standarde evropiane

Panariti-Aku-Shkoder1-622x350Ministri i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit , Edmond Panariti., ka qenë në qytetin e Shkodrës ku ka inauguruar godinën e re të Autoritetit të Ushqimit Rajonal të këtij qyteti.

Godina e re e AKU-s Shkodër është cilësuar nga ministri Panariti si, një investim me parametra dhe standarde evropiane.

Ai theksoi se shumë shpejt AKU Shkodër do të përfitojë  pajisje për laboratorët me fondet e BE, ndërkohë që paralelisht do të punohet edhe për trajnimin e stafit.

“Jemi në rrugën e duhur,  nevojat  për sigurinë ushqimore në qarkun e Shkodrës janë në rritje , po rritet prodhimi po rritet cilësia,  po për të gjitha këto, po rritet  siguria ushqimore”, tha Ministri i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave, z.Edmond Panariti.

“Është kënaqësi të jem në përurimin e godinës së re të Autoritetit te Ushqimit Rajonal të Shkodrës një investim me parametra dhe standarde evropiane. Bëhet fjalë për një qendër si edhe qendrat ushqimore në Bashkimin Evropian”, tha Panariti.

“Unë pata rastin që me Deputetin e qarkut dhe me Drejtoreshën e AKU-së Shkodër të inspektoja ambientet , të cilat janë konceptuar me  standardet të Autoritetit të Sigurisë Ushqimore Europiane , duke filluar nga pranimi i mostrave,  nga spektri i analizave që bëhen në mostrat ushqimore , që vijnë nga i gjithë qarku i Shkodrës, qofshin këto për analiza biokimike qofshin për analiza baktereologjike , duke filluar që nga pranimi i mostrave deri në kalimin e tyre në destinacion , deri në laboratorët përkatës”, u shpreh ministri i Bujqësisë  .

Njëkohësisht, vijoi Panariti, “do të kryhen të gjitha analizat për zbulueshmërinë e sëmundjeve tek kafshët. Ajo që është e rëndësishme është që AKU Shkodër do të përfitojë shumë shpejt pajisje për laboratorët me fondet e Bashkimit Evropian , por njëkohësisht do të ecim paralelisht me trajnimin e të gjithë stafit.

“Drejtoresha sapo më informoi se një grup po specializohet në Institutin e Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë , do të dërgojnë shumë shpejt edhe specialistë nga AKU Shkodër për t’u trajnuar në Bashkimin Evropian për të marrë shprehi analitike, natyrisht edhe me përdorimin në praktikë të laboratorëve”, tha Ministri Panariti.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.