Ekonomia

Panariti: Rritje eksportit të produkteve bujqësore

Ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti thotë se nga të dhënat paraprake të gjashtëmujorit të parë të vitit, eksportet bujqësore kanë pësuar rritje, deri në dyfishim në qarqe të caktuara të vendit, si Berati apo Lushnja.

“Nga të dhënat që na vijnë nga gjashtëmujori i parë i këtij viti kemi dyfishim të eksportit të prodhimeve bujqësore, që do të thotë dhe një rritje të ndjeshme të prodhimit bujqësor dhe atij blegtoral”, ka deklaruar Panariti.

Por krahas rritjes së prodhimit, ministri Panarit thotë se një tjetër vlerë e shtuar është krijimi i prodhimeve të markës, të cilat e bëjnë bujqësinë shqiptare të identifikueshme në tregjet e huaja.

Për të promovuar këto prodhime, në Ministrinë e Bujqësisë u ekspozuan produkte bio nga zona e Pogradecit, të cilat morën dhe vulën e cilësisë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button