Kosova

Paqartësi rreth rregullores së Kuvendit

paqart-euml-si-rreth-rregullores-s-euml-kuvendit_hdNjohës të rrethanave politike në vend, theksojnë se rregullorja e Kuvendit është e paqartë në dy nene dhe lë hapësirë për interpretim të dyanshëm.

Albert Krasniqi, analist në KIPRED ka thënë se nenet 12 dhe 13 të rregullores së Kuvendit janë kontradiktore me njëri-tjetrin, prandaj është e nevojshme që Gjykata Kushtetuese ta jep interpretimin e saj.

“E para është se neni 12 thotë se kryetari dhe nënkryetarët zgjedhën në bazë të grupeve më të mëdha parlamentare, kurse nëse e shikojmë nenin 13, atëherë aty thuhet se bëhet ndarja sipas partive, të cilat i kanë marrë rezultatet në zgjedhje. Pra, kemi një kontradiktë në rregulloren e Kuvendit që nuk është e qartë dhe lejon mundësi për interpretime të dyanshme”, ka thënë Krasniqi për “Radio Kosovën”.

Në bazë të rrethanave politike, që janë krijuar në vend, çështja e kryeparlamentarit duket se do të përfundojë në Gjykatën Kushtetuese.

Lidhur me këtë, Albert Krasniqi ka deklaruar se pavarësisht se Gjykata më herët ka thënë se nuk do të merret me interpretimet dhe rregullat e brendshme të Kuvendit, por duke qenë se është kategori kushtetuese, atëherë do të duhej që ta jep një interpretim të saj.

“Duke qenë se në Kushtetutë parashihet që kryetari të zgjedhet nga grupi më i madh parlamentar, atëherë PDK ka të drejtë që të kërkojë nga Gjykata Kushtetuese sqarimin se si krijohet grupi parlamentar dhe çfarë nënkuptojmë me grup parlamentar”, është shprehur Krasniqi.

Edhe njohësi i çështjeve kushtetuese, Riza Smaka dhe analisti politik Artan Muhaxhiri, kanë deklaruar për “Epokën e re” se tensionet në mes të dy blloqeve për pretendimet rreth së drejtës për postin e kryeparlamentarit nuk mund të zgjidhen me diskutime, por duhet të ndërhyjë një instancë më e lartë.

Sipas Smakës, kushtetuesja duhet ta sqarojë këtë situatë me një vendim apolitik dhe profesional. “Duket se çështja e kryeparlamentarit do të zhagitet derisa Gjykata Kushtetuese ta japë opinionin e vet, ndërsa se cili do të jetë ai opinion nuk mund të paragjykoj. Mendoj se ai do të jetë konform Kushtetutës, ashtu që grupi më i madh parlamentar ta propozojë kandidatin për kryetar të Kuvendit, por le të shkojë edhe njëfarë kurtuazie që, në qoftë se nuk do ta marrë votëbesimin kandidati i propozuar nga grupi më i madh parlamentar, le ta propozojë kandidatin grupi i dytë më i madh parlamentar, i treti dhe kështu derisa të zgjidhet kryetari i Kuvendit”, ka thënë Smaka.

Edhe analisti politik Artan Muhaxhiri mendon se hendeku në mes të dy blloqeve për këtë çështje është shumë i madh dhe nuk mund të kalohet pa një interpretim të Kushtetueses. Madje ai ka paralajmëruar se nëse shkohet në seancën e së enjtes me këto pretendime mund të ketë edhe skena të pahijshme.

Ndryshe, Partia Demokratike dhe koalicion pazgjedhor, vazhdojnë të shtyhen se kujt i takon posti i kryetarit të Kuvendit. PDK-ja arsyetohet se kryeparlamentari i takon asaj, meqë është partia fituese në zgjedhjet e 8 qershorit.

Ndërsa, koalicioni LDK, AAK dhe NISMA, pretendojnë se posti i kreut të kuvendit u takon atyre, meqë janë grupi më i madh parlamentar.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button