Parkimet me koncesion, ja tarifat, edhe nëse parkon poshtë pallatit
Rrugët e Tiranës në të 11-ta njësitë bashkiake do t’i jepen me koncesion për 35 vite një kompanie private. Ndërkohë që, bashkia si autoritet kontraktor do të marrë 10% të xhiros vjetore.
Sipas studimit të fizibilitetit të hartuar nga Bashkia e Tiranës, parashikohet që të ardhurat vjetore nga parkimi publik me orë nga biletat dhe taksa nga taksitë si dhe rezervimet do të jenë 464 milionë lekë. Po ashtu, në pikën 9 të projektvendimit përcaktohet se, bashkia do delegojë te subjekti juridik i kontraktuar për kryerjen e shërbimit të parkimit me pagesë në rrugë, kompetencën e konstatimit/kontrollit të kundërvajtjeve administrative në lidhje me parkimet.
Zonat & Tarifat
Në projektvendim parashikohet se Tirana do të ndahet në 23 zona shërbimi, ku në të gjitha rrugët e Tiranës parkimi do jetë me pagesë. Tarifat do jenë të ndryshme, në varësi të zonave. Zona A është e ndarë në dy nënzona; zona A1, ku përfshihet qendra e Tiranës dhe ku ushtron aktivitetin Administrata Publike dhe kërkesa për parkim është më e madhe ndaj dhe tarifa do të jetë 150 lekë/ora për qëndrim deri në dy orë; dhe zona A2, ku pagesa do të jetë 100 lekë/ora, pa kufizim qëndrimi. Në zonën B mbizotëron tregtia e nivelit mesatar dhe zonat me dendësi të madhe banimi, tarifa për zonën B1 është 100 lekë/ora, ndërsa për zonën B2 50 lekë/ora. Në zonën C përfshihen zonat periferike dhe rrugët sekondare, ku vendparkimet shfrytëzohen kryesisht nga banorët rezidentë, ndaj edhe tarifat janë më të ulëta. Zona C1 e ka tarifën 50 lekë/ora, ndërkohë zona C2 e ka tarifën 20 lekë/ora, pa kufizim qëndrimi. Në rrugët e Tiranës, bashkia ka parashikuar se një përqindje e vendparkimeve të jetë e lirë dhe pa pagesë për rezidentët dhe invalidët. Numri i vendparkimeve pa pagesë është i ndryshëm në varësi të zonave. Bashkëngjitur shkrimit është edhe tabela me emrat e rrugëve, të ndara sipas 23 zonave. Në studimin e fizibilitetit të bashkisë, të ardhurat nga parkimi me orë, duke marrë në konsideratë specifikën dhe kërkesë-ofertën për secilën orë, parashikohet që në një vit të jenë 395.915.00 lekë, ndërsa të ardhurat nga taksa vjetore e taksive dhe rezervimet të jenë 67.900.000 lekë. Pra në ardhurat në një vit të kompanisë së cilës do t’i jepet koncesioni do të jenë 464 milionë lekë të rinj.
Ndërsa për sa u përket kostove që do ketë subjekti privat, ato do jenë në pjesën dërrmuese për blerjen e shërbimit të SMS-ve nga operatorët e telefonisë mobile, blerjen e parkingmetreve, karroatrecëve, makinave larëse si dhe për blerjen e makinerive që bëjnë sinjalistikën vertikale në vlerën e rreth 260 milionë lekëve.
Koncesioni
Sipas relacionit të Bashkisë së Tiranës, propozimi për dhënien me koncesion për 35 vite të parkimeve publike ka ardhur nga dy kompani private dhe nuk ka qenë i kërkuar nga bashkia. “Pranë Bashkisë së Tiranës, me anë të shkresës nga subjektet ‘ABT’ dhe ‘Speed Taxi’ sh.p.k., me anë të shkresës nr.prot.2490, datë 14.02.2014, u paraqit propozimi i pakërkuar për menaxhimin e parkimit publik me pagesë për qytetin e Tiranës”, shkruhet në projektvendim. Nëpërmjet dhënies me koncesion të shërbimit të parkimit publik, bashkia subjektit privat do t’i delegojë edhe të drejtën e vendosjes së masave administrative për shkeljet në rast të parkimit të gabuar, si parashikohet në Kodin Rrugor.
Rruga / Nr. vendparkimeve me orë
Zona 1
28 nëntori 19
Abdi Toptani 20
Bulevardi Zhan dark 58
Luigj Gurakuqi (jug) 19
Parlamenti 14
M. Këlliçi 15
Rifat Bodinaku 25
Tefta Tashko 30
Vllazen Huta 30
Bulevardi Zhan D’ark-Myslym Shyri (lindje) 24
TOTAL: 774
Zona 2
Blv.Bajram Curri 30
Sami Frashëri 30
Abdyl Frashëri 25
Blv. Dëshmorët e Kombit 55
Donika Kastrioti 39
Ismail Qemali 70
Nikolla Tupe 40
Pjetër Bogdani 50
Brigada VIII 50
Ibrahim Rugova 50
Vaso Pasha 50
TOTAL: 827
Zona 3
A.Z.Çajupi 30
Bilal Golemi 30
Blv Bajram Curri ura Vasal Shanto 30
Dervish Mitrovica 41
Emin Duraku 60
Gjin Bue Shpata 50
Ilo Mitkë Qafëzezi 15
Komuna e Parisit 59
Kristo Luarasi 19
Liman Kaba 50
Mustafa Qosja 30
Osman Myderizi 40
Pjetër Bogdani 27
Prokop Mima 30
Skënder Luarasi 50
Sulejman Delvina 50
TOTAL: 1345
Zona 4
Sheshi Skëndëbe-blv Zhan D’ark 38
Blv Gjergj Fishta 50
Ibrahim Rugova 40
Muhamet Gjollesha 19
Myslym Shyri 80
Nikolla Jorga 80
Nikolla Lena 28
Sami Frashëri 28
Reshit Çollaku 20
Blloku pas Ekspozites 20
Blloku te Shallvaret 10
Blloku te Shallvaret 8
Blloku perëndimor te Gjykata 12
Blloku perëndimor te Gjykata 26
Blloku perëndimor te Gjykata 20
Blloku perëndimor te Gjykata 20
Blloku te ekspozita 20
TOTAL: 1330
Zona 5
Besim Imami 20
rr.Kavajës 80
Himë Kolli 20
Muhamet Gjollesha 20
Myslym Shyri 11
Sulejman Pitarka 19
Tregu Çam 30
TOTAL: 516
Zona 6
Rr. e Bogdanëve 40
RR.Kavajës 100
Frederik Shiroka 30
Kajo Karafili 20Kont Urani 30
Muhamet Gjollesha 50
Naim Frashëri 30
Sandër Prosi 20
TOTAL: 830
Zona 7
Asim Vokshi 30
BLV Zogu I 90
Ded Gjo Luli 80
RR.Fortuzi 50
Hysen Dalliu 50
M. Shuflaj 20
Mine Peza 50
Petro Marko 50
TOTAL: 1066
Zona 8
Bardhok Biba 20
Besim Daja 20
Zogu I (lindje) 55
Dervish Hatixhe 10
Rr.Barakadave 60
Ferid Xhajko (jug) 58
R.Petrela 18
Rr.Dibrës-R.Petrela 40
TOTAL: 908
Zona 9
Ali Pashë Gucia 20
L.Gurakuqi-RR.Dibrës 58
Rr.Dibrës 40
Rr.Saraçëve 44
Hoxha Tasim 50
4 Dëshmorët 30
K.Kristoforidhi 11
Luigj Gurakuqi (veri) 33
Qemal Stafa 50
Rr.Tafaj 25
Pallati i Kulturës 20
TOTAL: 1402
Zona 10
Konti Bertold-Ali Shefqeti 21
Konti Bertold-T.Musaka 54
Konti Bertold (lindje) 22
TOTAL: 786
Zona 11
Rr.Elbasanit (lindje) 14
Rr.Elbasanit-Hysen Çino 16
Rr.Elbasanit-Q.Studenti 30
Vath Koreshi 28
TOTAL: 481
Zona 12
Sami Frashëri 40
Bulevardi-Nënë Tereza 40
Sulejman Delvina 39
Margarita Tutulani 40
Gjik Kuqali 18
Dora Distria 50
Ibrahim Rugova 40
Janush Huljadi 30
Marko Boçari 30
Ymer Kurti 15
Zef Jubani 15
Lek Dukagjini 30
Faik Konica 30
Perlat Rexhepi 30
Lidhja e Prizrenit 30
TOTAL: 1236
ZONA 13
BLV.Bajram Curri 230
Rruga e Kavajës 200
Irfan Tomini 50
Jusuf Vrioni 30
Muhamet Gjollesha 30
Muhedin Llagani 30
Robert Shvarc 10
Sali Butka 30
Shefqet Musaraj 130
Sulejman Delvina 30
Viktor Eftimiu 30
TOTAL 800
ZONA 14
Ali Kelmendi 70
Bedri Karapici 50
Haki Stërmilli 70
Hamdi Pepo 100
Llambi Bonata 50
Sokrat Mosko 30
TOTAL 370
ZONA 15
Fabrika e Qelqit 30
Teodor Keko 180
TOTAL 210
ZONA 16
Babë Rexha 100
Dëshmorët e Fekenit 30
Rruga e Kavajës 100
Frosina Plaku 50
Kongresi i Lushnjes 50
Muhamet Gjollesha 60
Studenti 20
Teodor Keko 10
TOTAL 420
ZONA 17
Egnatia 50
Gjergj Legisi 50
Pandi Dardha 50
Riza Çuka 30
S. Bruzi 30
TOTAL 210
ZONA 18
5 Maj 50
Ferit Xhajko (segmenti 5 maj-
Siri Kodra) Kahu verior 49
Asim Vokshi 31
Estref Frashëri 39
Muzakët 16
Siri Kodra 50
TOTAL 235
ZONA 19
Aleksandër Moisiu 25
Bardhyl (segmenti Kongresi
i Manastirit – E Dibrës) 18
E Dibrës (segmenti
Bardhyl – Myslym Keta) 85
Imer Ndregjoni 34
Kongresi i Manastirit
(krahu verior) 25
Niko Avrami 30
TOTAL 217
ZONA 20
Bardhyl (segmenti Kongresi i Manastirit – Hoxha Tahsin) 29
BLV Zhan d’Ark 60
Kongresi i Manastirit (krahu jugor) 50
Odise Paskali 30
Sadik Petrela 40
Zihni Sako 34
TOTAL 243
ZONA 21
5 Maj (Krahu lindor) 101
E Dibrës (ana veriore, segmenti Selaudin Zorba –Ferit Xhajko) 11
Hamdi Sulçebe 38
TOTAL 150
ZONA 22
Albanët 30
E Shkodrës 50
Kadri Prishtina 50
Petrit Radovicka 40
TOTAL 170
ZONA 23
Asim Zeneli 20
BLV. Dëshmorët e Kombit (BLV. Bajram Curri-A. Frashëri) 20
Ismail Qemali (Elbasanit- Dëshmorët e Kombit) 20
Jul Variboba 20
Musrtafa Matohiti 20
Papa Gjon Pali (Blv Bajram
Curri-A. Zeneli) 30
Themistokli Gërmenji 30
Ali Demi (unaza- Kont Leopold) 30
BLV. Bajram Curri (Ura
Elbasanit- Brryli) 30
Konti Leopold Bertold 25
Petro Nini Luarasi 30
Shyqyri Ishmi 20
TOTAL 295