🌤️
Tiranë 7°C · Kryesisht kthjellët 16 March 2026
S&P 500 6,632 ▼0.61%
DOW 46,558 ▼0.26%
NASDAQ 22,105 ▼0.93%
NAFTA 98.22 ▼0.5%
ARI 5,023 ▼0.77%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1453 EUR/GBP 0.8638 EUR/CHF 0.9037 EUR/ALL 96.2248 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4262 EUR/TRY 50.5869 EUR/JPY 182.66 EUR/CAD 1.5682 EUR/USD 1.1453 EUR/GBP 0.8638 EUR/CHF 0.9037 EUR/ALL 96.2248 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4262 EUR/TRY 50.5869 EUR/JPY 182.66 EUR/CAD 1.5682
₿ CRYPTO
BTC $72,527 ▲ +2.04% ETH $2,170 ▲ +3.78% XRP $1.4452 ▲ +2.93% SOL $92.0700 ▲ +4.72%
S&P 500 6,632 ▼0.61 % DOW 46,558 ▼0.26 % NASDAQ 22,105 ▼0.93 % NAFTA 98.22 ▼0.5 % ARI 5,023 ▼0.77 % S&P 500 6,632 ▼0.61 % DOW 46,558 ▼0.26 % NASDAQ 22,105 ▼0.93 % NAFTA 98.22 ▼0.5 % ARI 5,023 ▼0.77 %
EUR/USD 1.1453 EUR/GBP 0.8638 EUR/CHF 0.9037 EUR/ALL 96.2248 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4262 EUR/TRY 50.5869 EUR/JPY 182.66 EUR/CAD 1.5682 EUR/USD 1.1453 EUR/GBP 0.8638 EUR/CHF 0.9037 EUR/ALL 96.2248 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4262 EUR/TRY 50.5869 EUR/JPY 182.66 EUR/CAD 1.5682
16 Mar 2026
Breaking
Kosova

Parlamenti Evropian miraton Rezolutën për Kosovën

Fillimi i negociatave të anëtarësimit të Serbisë në Bashkimin Evropian dhe progresi i bërë në normalizimin e marrëdhënieve të saj me Kosovën është mirëpritur nga eurodeputetët në dy rezolutat e miratuara sot me  403 vota pro, 130 kundër dhe 104 abstenime.

Eurodeputetët gjithashtu theksuan se këto marrëdhënie do të ndihmohen nëse të gjitha shtetet anëtare të BE-së do ta njohin Kosovën, thuhet në komunikatën e publikuar në faqen e Parlamentit Evropian.

“Eurodeputetët mirëpresin progresin e bërë në vitin 2015 në normalizimin e marrëdhënieve midis Serbisë dhe Kosovës dhe i bëjnë thirrje Beogradit dhe Prishtinës për të ecur përpara me zbatimin e plotë dhe në kohë të marrëveshjeve të arritura deri më tani, duke vënë në dukje se kjo është një nga kushtet për anëtarësimin e Serbisë në BE”, thuhet në komunikatë.

Në pjesën për Kosovën, në komunikatën e PE-së thuhet; “E ardhmja e Kosovës së pavarur është në Bashkimin Evropian, por ajo duhet të bëjë më shumë për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar dhe të fillojë duke dhënë rezultate konkrete, edhe në ekonomi”, tha Raportuesja në PE, Ulrike Lunacek.

“Kosova është i vetmi vend në Ballkanin Perëndimor shtetasit e të cilëve nuk janë të lejuar të udhëtojnë lirshëm në BE për tre muaj. Kjo situatë anormale duhet të ndryshojë shpejt në mënyrë që të sigurohet se qytetarët nuk do të ndjehen të më të mbyllur”, tha Lunacek.

Eurodeputetët nënvizuan se duke marrë parasysh që ende pesë vende anëtare të BE-së nuk e kanë njohur ende zyrtarisht Kosovën e pavarur, në rast se ata do ta njihnin kjo do të sillte më shumë stabilitet në rajon dhe di të ndihmonte në normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Deputetët gjithashtu theksuan se Marrëveshja e Stabilizim Asociimit mes BE-së dhe Kosovës, është ratifikuar nga Parlamenti Evropian më 21 janar, çka i jep një sinjal të fuqishëm për reforma dhe hap rrugën për integrimin e Kosovës në BE.

Media dhe pavarësia e gjyqësorit, pastaj lufta kundër korrupsionit të nivelit të lartë dhe krimit të organizuar, si dhe reformat e tregut të punës, janë vetëm disa nga fushat që cilësohen me interes të madh për vendin, thuhet në Rezolutë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.