Maqedonia

Parlamenti maqedonas drejt shpërndarjes

Sonte në mesnatë, parlamenti i Republikës së Maqedonisë pritet të shpërndahet, në bazë të vendimit të ndryshuar që e votuan deputetët më 23 shkurt të këtij viti.

Parlamenti do të shpërndahet me qëllim zhvillimin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare më 5 qershor.

Me marrëveshjen e Përzhinos të qershor/korrikut 2015 të arritur nga katër partitë më të mëdha politike maqedonase VMRO-DPMNE, LSDM, BDI dhe PDSH, me ndërmjetësimin e BE-së dhe SHBA-së, u arrit që zgjedhjet të zhvilloheshin më 24 prill, por ky vendim u ndërrua me propozim të BDI-së, me mbështetje të VMRO-së.

LSDM nuk votoi edhe pse kërkonte shtyrjen e zgjedhjeve, për mospërmbushje të kushteve për zgjedhje të drejta, demokratike dhe të besueshme.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button