Daut Kadriovski, një kërcënim për perëndimin
Në të pesëdhjetat e tij ai është një ndër më të kërkuarit në 12 shtete të Europës për krime të lidhura me çdo aspekt, armë, drogë trafik njerëzish dhe organesh. Sipas Europol shqiptaro –maqedonasi Daut Kadriovski është në majën e një organizate të pashoqe për sa i përket fshehtësisë dhe brutalitetit. Kjo organizatë ka dy veçori.
Një oficer policie i krimit të organizuar, Fred Santoro, ishte përpjekur të kthente në informator një anëtar të kësaj organizate, një shqiptar, të dënuar me 30 vjet burg për shangazh. Por kur shqiptari u ul me të për të vendosur përfundimisht, i tha: më kthe në burg. Ai i kishte thënë oficerit të policisë se nëse do të bashkëpunonte, organizta do t’i vriste nënën, babain, vëllezërit, motrat, fëmijët, gruan e çdo të afërm tjetër. “Faleminderit, por s’e pranoj dot. Shqiptarët janë të egër”.
Të egër dhe mesa duket jo aq të zgjuar, përderisa Kadriovski është arrestuar jo më pak se dy herë. Herën e parë për tarfik droge, në vitin 1985 në Gjermani. Ai përfundoi në burg, ndërsa vilat, jahtet dhe makinat u sekuestruan. Në atë kohë u mendua se “ia hodhën çelësat në det”. Por shumë shpejt ai do ta linte burgun dhe në vitin 1993 ishte rrugës për në Nju Jork, ku njerëzit po e quanin si të arratisur.
Ai më pas u bë një bashkëpunëtor i njohur i disa prej familjeve mafioze në një zonë ku shiqptarët ishin të dallur si vrasës. Të rrezikshëm dhe të paparashikueshëm, por më shumë vrasës të spikatur.
Kështu, me një pikëmbështetje në Nju Jork e Filadelfia, Kadriovski e zgjeroi aktivitetin e tij në atë që di të bëjë më mirë, veç vrasjeve, dhe tashmë organizata e tij besohet të jetë në Amerikën e Veriut, burimi kryesor i drogës nga Afganistani, sipas FBI –së. Sepse, Daut Kadriovski, i njohur gjithashtu si Mehmed Haidini apo Mehmet Hajdini, është pjesë e një lidhje shqiptaro – myslimane me një organizatë që është nën hijen e Al-Kaedas.
Kadriovski ka mundur të bëjë shumë lidhje së bashku: një lidhje të tipit heroinë për kokainë me Kolumbianët, plus qindra bashkëpunime për të trafikuar drogë në Australi, Kanada, Meksikë, Hollandë, Peru, Venezuelë dhe në mbarë BE –në. Këto lidhje na çojnë në burgimin e dytë të Kadriovvskit, më 2 shtator2001, kur ai u arrestua në Tiranë nga policia lokale dhe Interpoli, për trafik droge. Ajo që ndodhi më pas mund ta quajmë si diçka të paralajmëruar: Kadriovski u zhduk sërish, dhe do të besoheshin zërat që qarkulluan vitin e shkuar, ai duhet të jetë i vdekur. Ndoshta.
“Pa parë trupin e tij, kam frikë se thjesht nuk e kemi kapur ende”, thotë një ish –polic i infiltruar, Eddi Williams.
Por Kadriovski dhe shqiptarët në përgjithësi janë të guximshëm për t’u përfshirë në biznese kriminale. Santoro jep një shembull për këtë. “Shqiptarët hapën një klub në një zonë të kontrolluar tradicionalisht nga mafia. Pa kërkuar miratimin për klubin që u shndërrua në një bazë për të gjitha llojet e aktiviteteve kriminale, mafia italiane dërgoi dy njerëz të fuqishëm të cilët i rrahën shqiptarët.
Kjo ngjarje shkoi shumë larg në zinxhirin komandues dhe bosët shqiptarë u mblodhën në një takim. Ajo që ndodhi më pas, sipas Santoros që e mesoi nga disa përgjime, ishte e pabesueshme. Disa gansterë të rinj u takuan me shqiptarët në Bronks. “Shqiptarët u thyen duart”, thotë Santoro. Ndërsa mafia italiane e la me aq, ndoshta për arsye biznesi.
Dhe Kadriovski, i gjallë apo i vdekur, e ka ende gjurmën e tij në shumë biznese, që nga rrëmbimi i vajzave të reja për skllavëri seksuale, në vrasjen e kamerierëve për shkak të ngatërrimit të një llogarie apo për vjedhjen e 19 milionë dollarëve nëpërmjet internetit, vrasjen e Zef Mustafës, i cili u arrestua për një aferë prej 5 milionë dollarësh dhe tani rezuton i zhdukur. Kadriovski ka krijuar një organizatë që, në bazë të intesitetit dhe egërsisë së saj, që prokurori italian Cataldo Motta do ta quante “një kërcënim për shoqërinë perëndimore”.
Kur shqiptarët humbën 125 milionë dollarë me një dërgesë heroine nën mandatin e guvernatorit të Nju Jorkut, Rudy Giuliani, FBI tha se përgjigja e parë e tyre ishte nxjerrja e një kontrate për prokurorin Alan Cohen dhe dedektivin Jack Delemore. Dyshimet janë se të gjithë ishin të përfshirë, nga zyra e Prokurorit të Nju Njorkut, DEA, policia e Nju Jorkut, Zyra e Emigracionit, Zyra e Sigurisë, Zyra e Taksave, ajo e Marshallit dhe i gjithë Bordi Ndërkombëtar i Kontrollit të Narkotikëve, sic do të shprehej prokurori italian, Motta.
Por pa patur trupin e Kadriovskit, ai mbetet një kujtim shumë i rëndësishëm për faktin se na tregon se sistemi nuk po funksionon. Dhe me presidentin Obama që vendosi sanksione për Naser Kelmendin, për traifk droge dy vjet më parë, mos prisni që të ketë ndonjë ndryshim së shpejti. “Kadriovski, gjallë apo vdekur, është njësoj”, thotë Hannah Elliot, një i vetëshpallur si revolucionar i drejtësisë penale në Universitetin Ndërkombëtar të Floridës. “Ndonjëherë drejtësia nuk vjen kurrë”. Një fakt që do t’i pëlqente shumë Kadriovskit, pa dyshim.
Marrë nga Lapsi.al