☀️
Tiranë 4°C · Kthjellët 12 March 2026
S&P 500 6,776 ▼0.08%
DOW 47,417 ▼0.61%
NASDAQ 22,716 ▲0.08%
NAFTA 94.42 ▲8.22%
ARI 5,157 ▼0.43%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1566 EUR/GBP 0.8632 EUR/CHF 0.9026 EUR/ALL 96.1060 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4040 EUR/TRY 51.0205 EUR/JPY 183.73 EUR/CAD 1.5722 EUR/USD 1.1566 EUR/GBP 0.8632 EUR/CHF 0.9026 EUR/ALL 96.1060 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4040 EUR/TRY 51.0205 EUR/JPY 183.73 EUR/CAD 1.5722
₿ CRYPTO
BTC $69,404 ▼ -0.82% ETH $2,026 ▼ -0.41% XRP $1.3707 ▼ -0.94% SOL $85.1500 ▼ -1.45%
S&P 500 6,776 ▼0.08 % DOW 47,417 ▼0.61 % NASDAQ 22,716 ▲0.08 % NAFTA 94.42 ▲8.22 % ARI 5,157 ▼0.43 % S&P 500 6,776 ▼0.08 % DOW 47,417 ▼0.61 % NASDAQ 22,716 ▲0.08 % NAFTA 94.42 ▲8.22 % ARI 5,157 ▼0.43 %
EUR/USD 1.1566 EUR/GBP 0.8632 EUR/CHF 0.9026 EUR/ALL 96.1060 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4040 EUR/TRY 51.0205 EUR/JPY 183.73 EUR/CAD 1.5722 EUR/USD 1.1566 EUR/GBP 0.8632 EUR/CHF 0.9026 EUR/ALL 96.1060 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4040 EUR/TRY 51.0205 EUR/JPY 183.73 EUR/CAD 1.5722
12 Mar 2026
Breaking
Breaking
Rajoni

Parrulla greke që ngjalli reagimin boshnjak

Reagime të mëdha ka ngjallur një parrullë e ngritur për disa minuta, në ndeshjen e futbollit midis Greqisë dhe Bosnjes, në anën e tifozëve grekë në stadiumin “Georgios Karaiskakis” të Pireut, në Athinë.

Në parrrullën në fjalë shkruhej në serbisht “Thika, tel me gjemba, Srebrenica”, duke sjellë në kujtesë gjenocidin e ndodhur në luftën e Bosnjes, ku janë ekzekutuar nga serbët mbi 8.000 boshnjakë.

Kjo parullë ka provokuar tifozët e Bosnjes, të cilët janë kundërpërgjigjur me shashka në drejtim të tifozerisë greke, duke ndërprerë ndeshjen për disa minuta. Tifozët boshnjakë janë shprehur se u ndienë të provokuar nga parulla fyese për gjenocidin dhe me flamujt serbë të tifozëve grekë.

E ndërsa në Bosnjë pyesin se, a do ta injorojë UEFA këtë parullë – që sipas boshnjakëve është ngritur nga çetnikë serbë, në Greqi mediet shkruajnë se kjo ngjarje ka shumë mundësi të sjellë një dënim shumë të rëndë për Federatën greke të Futbollit.

Në këtë “derbi” ballkanik, të trazuar nga e kaluara e konflikteve në rajon, ka pasur edhe çaste si ai kur sulmuesi boshnjak, Edin Dzeko, zhveshi mbrojtësin grek të Dortmundit Sokratis Papastathopoulos.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.