MaqedoniaRajoni

Partia hungareze kishte paralajmëruar para një viti strehimin e Gruevskit në këtë shtet

“Viktor Orban jo vetëm që është kyçur në fushatën e përkrahjes nga Rusia të ish-kryeministrit të Maqedonisë, Nikolla Gruevski, por edhe do që atij dhe krerëve të partisë së tij t’u mundësojë strehë në Hungari, që është plotësisht kundër vlerave jo vetëm të Bashkimit Evropian, por edhe të Hungarisë”, kështu ka alarmuar përpara një viti, Viktor Sigetvari, kryetari i Këshillit Nacional Politik të “Egjit” (Bashkë), Partia Politike Pro-Evropiane, e cila ka deputetë në Parlamentin Evropian, ndërkaq në zgjedhjet e fundit lokale në Hungari fitoi qindra vende këshilltarësh në komuna.

Sigetvari asokohe pati deklaruar se Qeveria e Hungarisë dhe partia që përfaqëson Orbani, kanë bërë gjithçka që ta ringjallin karrierën politike të ish-kryeministrit të Maqedonisë, Nikolla Gruevski.

“Ky plan, për fat të mirë, nuk pati sukses, por kryeministri hungarez dhe disa politikan kanë marrë pjesë në fushatë në Maqedoni. Megjithatë, Orban nuk arriti që t’i ndihmojë politikanit dështak maqedonas, i cili dëshironte ta destabilizojë Ballkanin nën ndikimin pro-rus, që të arrij sukses në zgjedhjet lokale. Nikolla Gruevski, tani bashkë me njerëzit rreth tij, duan që të gjejnë miqësi dhe strehë në Hungari, edhe pse pasaporta i është marrë për shkak të akuzave për korrupsion. Në kundërshtim me interesat nacionale të vendit dhe të strategjisë së tij ballkanike do të ishte që regjimi represiv i Orbanit të pranojë politikanë pro-rus në Hungari, bashkë me përfaqësuesit e sektorit të inteligjencës në vend. Është shqetësuese fakti që Qeveria e Hungarisë do t’u ndihmojë politikanëve maqedonas që u kanë shërbyer interesave ruse dhe është në anën e gabuar të perspektivës euro-integruese dhe është kundër historisë dhe popullit të tij”, ka shkruar më 9 nëntor të vitit 2017, Sigetvari.

Ndryshe, pas disa ditësh kërkimesh të Policisë, sot Gruevski ka njoftuar se ndodhet në Hungari ku ka kërkuar azil politik, pasi që, sipas tij, ka pasur kërcënime për jetën e tij.

Gruevski është dënuar me dy vite burg në rastin “Tank” të PSP-së për furnizimin e Mercedesit me vlerë prej 580.000 euro. Por ai u arratis dhe nuk shkoi në burg.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button