Ekonomia
Pas Elisa Spiropalit, dorëhiqet nr. 2 i doganave, Blerte Kraja
Zëvendësdrejtoresha e Doganave Blerte Kraja ka dhënë dorëheqje. Arsyet e këtij vendimi cilësohen si personale pasi Kraja do të merret me një projekt Ballkanik.
Dorëheqja e numrit 2 të doganave vjen menjëherë pas dorëheqjes se ish-Drejtoreshës së Doganave Elisa Spiropali.
Spiropali dha dorëheqjen nga posti që mbante prej 1 viti e gysmë për arsye personale, sipas deklaratës së bërë prej saj në rrjetin social Facebook. Largimin nga detyra ajo e lidh me faktin e të bërit nënë, ndërsa sqaron se do ti dedikohet tërësisht vajzës së saj.