☁️
Tiranë 8°C · Vranët 19 March 2026
S&P 500 6,625 ▼1.36%
DOW 46,225 ▼1.63%
NASDAQ 22,152 ▼1.46%
NAFTA 97.92 ▲2.58%
ARI 4,837 ▼1.22%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1492 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9083 EUR/ALL 96.0266 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4691 EUR/TRY 50.8329 EUR/JPY 183.35 EUR/CAD 1.5761 EUR/USD 1.1492 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9083 EUR/ALL 96.0266 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4691 EUR/TRY 50.8329 EUR/JPY 183.35 EUR/CAD 1.5761
₿ CRYPTO
BTC $71,090 ▼ -4.15% ETH $2,196 ▼ -5.85% XRP $1.4620 ▼ -3.92% SOL $90.2300 ▼ -4.9%
S&P 500 6,625 ▼1.36 % DOW 46,225 ▼1.63 % NASDAQ 22,152 ▼1.46 % NAFTA 97.92 ▲2.58 % ARI 4,837 ▼1.22 % S&P 500 6,625 ▼1.36 % DOW 46,225 ▼1.63 % NASDAQ 22,152 ▼1.46 % NAFTA 97.92 ▲2.58 % ARI 4,837 ▼1.22 %
EUR/USD 1.1492 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9083 EUR/ALL 96.0266 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4691 EUR/TRY 50.8329 EUR/JPY 183.35 EUR/CAD 1.5761 EUR/USD 1.1492 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9083 EUR/ALL 96.0266 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4691 EUR/TRY 50.8329 EUR/JPY 183.35 EUR/CAD 1.5761
19 Mar 2026
Breaking
Maqedonia

Pas kulaçit, kërbaçin. Sanksione Maqedonisë?

Apelet e Shteteve të Bashkuara dhe Bllokut Europian vazhdojnë të injorohen nga liderët maqedonas, por nëse politikanët e atjeshëm do të bllokojnë në vazhdimësi krijimin e qeverisë së re, rrezikojnë të përballen me një kthesë radikale të qëndrimit të Ëashingtonit dhe Brukselit.

Ideja e sanksioneve u lakua dhe përpara mbërritjes së presidentit të Këshillit Europian në Shkup, Donald Tusk, një tjetër vizitë e pasuksesshme sa i takon bindjes së kreut të shtetit maqedonas, për t’i dorëzuar Zoran Zaev-it mandatin e krijimit të qeverisë. Ekspertët tani thonë se gjasat për masa të tilla janë vërtetë të mëdha, por ku do të konsistojnë ato saktësisht.

Profesori i shkencave politike, njëherazi diplomat me përvojë, Gjorgi Spasov tha për “balkaninsight” se, pasi SHBA-ja dhe BE-ja të shterojnë çdo mundësi për të shtyrë Ivanovin dhe Nikolla Gruevskin drejt zgjidhjes së krizës, që të dy ata mund të bëhen subjekte të ndalimit të udhëtimit drejt Amerikës dhe ngrirjes së aseteve të veta e të bashkëpunëtorëve politikë.

Si presidenti i Maqedonisë, ashtu dhe kreu i VMRO-DPMNE-së rrezikojnë të përballen me hetime ndërkombëtare për shpërdorim të fondeve të BE-së, e madje Spasov mendon se mund të ketë edhe verifikime për përfshirje në krimin ndërkombëtar.

Përpos kësaj, Gruevski, partia e të cilit ka qenë në pushtet që prej 2006-ës, do të ndeshet me presionin e PPE-së që të japë dorëheqjen nga drejtimi i VMRO-së, në të kundërt, forca politike mund të përjashtohet nga radhët e Partive Popullore Europiane.

Sipas ish ambasadorit maqedonas në Austri, Georgi Filipov, deklaratat e Tusk në përfundim të vizitës së tij në Shkup, edhe pse nuk tingëlluan shumë të ashpra, duhen perceptuar si një paralajmërim serioz ndaj Ivanovit, sepse tregojnë që blloku me shumë gjasë, nuk do ta tregojë tashmë pakënaqësinë e tij vetëm me fjalë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.