☁️
Tiranë 10°C · Vranët 30 March 2026
S&P 500 6,349 ▼0.3%
DOW 45,290 ▲0.27%
NASDAQ 20,805 ▼0.69%
NAFTA 103.10 ▲3.47%
ARI 4,544 ▲0.44%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974
₿ CRYPTO
BTC $66,518 ▲ +0.11% ETH $2,028 ▲ +1.52% XRP $1.3248 ▲ +0.1% SOL $82.4800 ▲ +0.83%
S&P 500 6,349 ▼0.3 % DOW 45,290 ▲0.27 % NASDAQ 20,805 ▼0.69 % NAFTA 103.10 ▲3.47 % ARI 4,544 ▲0.44 % S&P 500 6,349 ▼0.3 % DOW 45,290 ▲0.27 % NASDAQ 20,805 ▼0.69 % NAFTA 103.10 ▲3.47 % ARI 4,544 ▲0.44 %
EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974
30 Mar 2026
Breaking
Politika

Pas mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve, Komisioni i Ligjeve rrëzon dekretin e Nishanit për KLD

konferenca_copy_3-320x159Paraditen e sotme në Kryesinë e Kuvendit u zhvillua Konferenca e Kryetarëve për të miratuar  kalendarin 3-javor për punimet, ku u përfshinë dhe 5 dekretet që Presidenti riktheu në Kuvend. Mbledhja e Konferencës së Kryetarëve i paraprin mbledhjes së parë të Parlamentit ditën e hënë ora 17:00. Në këtë mbledhje mungoi opozita, e cila ende nuk ka ndryshuar qëndrim pas bojkotit të ndërmarrë në muajin korrik. Ndërkohë Komisioni i Ligjeve, po paraditen e sotme, ka rrëzuar dekretin e presidentit, Bujar Nishani, për KLD. Po ashtu ky komision ka nisur punën edhe për shqyrtimin e dekreteve të tjera të Presidentit. Ndërkaq kreu i Komisionit të Ligjeve, Fatmir Xhafaj, ka nënvizuar faktin se përfaqësuesit e Presidencës nuk kanë ardhur në mbledhje të komisionit, pavarësisht se ata janë lajmëruar. Në mbledhjen e sotme, mungon sërish opozita, e cila vijon të bojkotojë të gjitha komisionet, deri në një vendim të dytë, që siç u tha dje, pritet të shpallet të hënë. Në fjalën e tij, Xhafaj tha se ky sesion i ri parlamentar, do të jetë një sesion i ngarkuar për shkak të reformës në drejtësi. Ndërsa Komisioni i Sigurisë Kombëtare do të mblidhet për të rrëzuar dekretin e Presidentit për ligjin e Policisë së Shtetit.

Paloka jashtë mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve: “Kryeministri dhe kryetari i Kuvendit, bashkëpunëtor krimi, po shkelin rënë Kushtetutën”

Kreu i grupit parlamentar të PD, Edi Paloka edhe pse nuk mori pjesë në Konferencën e Kryetarëve u shpreh jashtë saj se “Kryeministri dhe kryetari i në mënyrë të përsëritur dhe me paramendim janë bërë dhe një herë bashkëpunëtor në një krim të rëndë, shkeljen e Kushtetutës”. Kreu i Grupit Parlamentar demokrat, Edi Paloka, thotë se mbledhjet e komisioneve janë thirrur në kundërshtim me Kushtetutën dhe Rregulloren e Parlamentit. Ai citon nenin 74 të ligjit themeltar të shtetit, në të cilin thuhet se “Kuvendi i zhvillon punimet vjetore në dy sesione. Sesioni i parë fillon të hënën e tretë të janarit dhe sesioni i dytë të hënën e parë të shtatorit”. Sipas Palokës: “Ashtu siç parashikohet në Kushtetutë dhe në Rregulloren e Parlamentit, punimet e Kuvendit, pra edhe të komisioneve, duhet të fillojnë të hënën e parë të shtatorit, më datë 1, dhe nuk mund të nisin të premten e fundit të gushtit”. Nga ana tjetër, përfaqësuesit e maxhorancës kujtojnë se edhe më parë ka pasur precedentë të ngjashëm kur Parlamenti është mbledhur më herët. Rasti më i fundit, sipas shumicës, është ai i mbledhjes së Kuvendit një javë para afatit më janar 2013, kur u zgjodh edhe kryeinspektorja e re e Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive. Komisioni i Ligjeve u mblodh më 18 janar, ku shqyrtoi dy dekretet e Presidentit, ndërsa Parlamenti më 21 janar votoi për Zana Xhukën. Burime të maxhorancës bëjnë të ditur se edhe gjatë vitit 2012 ka pasur raste kur komisionet janë mbledhur përpara afateve të parashikuara në Rregullore.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.