☀️
Tiranë 15°C · Kthjellët 18 Tetor 2026
S&P 500 7,659 ▼1.09%
DOW 52,002 ▼0.34%
NASDAQ 26,140 ▼2.14%
NAFTA 99.02 ▲2.61%
ARI 4,181 ▲0.26%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1241 EUR/GBP 0.8439 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 91.3007 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4438 EUR/TRY 55.6781 EUR/JPY 177.58 EUR/CAD 1.5899 EUR/USD 1.1241 EUR/GBP 0.8439 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 91.3007 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4438 EUR/TRY 55.6781 EUR/JPY 177.58 EUR/CAD 1.5899
₿ CRYPTO
BTC $81,150 ▼ -0.12% ETH $2,371 ▼ -1.34% XRP $1.2737 ▼ -1.31% SOL $102.3500 ▼ -0.74%
S&P 500 7,659 ▼1.09 % DOW 52,002 ▼0.34 % NASDAQ 26,140 ▼2.14 % NAFTA 99.02 ▲2.61 % ARI 4,181 ▲0.26 % S&P 500 7,659 ▼1.09 % DOW 52,002 ▼0.34 % NASDAQ 26,140 ▼2.14 % NAFTA 99.02 ▲2.61 % ARI 4,181 ▲0.26 %
EUR/USD 1.1241 EUR/GBP 0.8439 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 91.3007 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4438 EUR/TRY 55.6781 EUR/JPY 177.58 EUR/CAD 1.5899 EUR/USD 1.1241 EUR/GBP 0.8439 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 91.3007 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4438 EUR/TRY 55.6781 EUR/JPY 177.58 EUR/CAD 1.5899
18 Tet 2026
Breaking
Kronika

Pas paralajmërimit të Ramës për heqjen e ligjit te investimeve, reagon Jorida Tabaku: Duhej të ishte shfuqizuar prej vitesh

Deputetja demokrate, Jorida Tabaku këtë të mërkurë ka reaguar lidhur me deklaratën e kryeministrit Edi Rama i cili deklaroi një ditë më parë tërheqjen nga Ligji për Investimet Strategjike. Tabaku në reagimin e saj u shpreh se beteja për Ligjin e Investimeve Strategjike nuk është diçka e re.

Ajo u shpreh se në momentin që ky ligj u propozua demokratët e cilësuan si ishte antikushtetues dhe që cenonte të drejtën private të pronës. Sipas saj koha u dha atyre të drejtë.

Ndër të tjera ajo shtoi se ligji ka prodhuar edhe konflikte sociale për shkak të çështjeve që lidhen me pronësinë.

“Sot, Ligji i Investimeve Strategjike, përveç aspektit korruptiv dhe abuziv, përveç ndarjes së favoreve pa garë, krijon konflikte sociale edhe për çështjen e pronës. Në 10 vitet e shkuara ky ligj është shtyrë disa herë dhe në secilin rast kemi kërkuar pezullimin e tij. Edhe në vitin 2025, kur u shty për herë të fundit, ne kërkuam shfuqizimin e tij”, tha ajo.

Ndër të tjera, Tabaku tha se shumica e vendimeve të marra nën këtë status kanë përfunduar te projektet turistike, duke sjellë përplasje me pronarët dhe debate publike. Ajo theksoi se PD ka kërkuar vazhdimisht pezullimin ose shfuqizimin e saj.

“Ligji ka përfunduar duke dhënë leje për resorte turistike në jug të vendit, duke krijuar konflikte me pronarët e ligjshëm e legjitimë. Është një ligj që ka favorizuar pakicën dhe sot është kthyer edhe në një nga arsyet e protestës së mijëra qytetarëve”, shtoi Tabaku.

Rama të martën gjatë një konference për shtyp me gazetarë nga vendet e Bashkimit Europian njoftoi se do të shfuqizojë ligjin për investimet strategjike.

Ai u shpreh se ky ligj e ka përmbushur misionin e vet dhe nuk ka më rëndësi. Ndër të tjera Rama vlerësoi se ky ligj ka ndihmuar në ndërtimin e investimeve strategjike. Sipas tij, po punohet së bashku me Bashkimin Evropian për të krijuar një ligj të ri, në mënyrë që të përafrohet me standardet e BE-së.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.