☁️
Tiranë 11°C · Vranët 01 April 2026
S&P 500 6,575 ▲0.72%
DOW 46,566 ▲0.48%
NASDAQ 21,841 ▲1.16%
NAFTA 99.26 ▼2.09%
ARI 4,797 ▲2.53%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064
₿ CRYPTO
BTC $68,046 ▲ +0.14% ETH $2,133 ▲ +1.47% XRP $1.3454 ▲ +0.19% SOL $82.6000 ▼ -0.29%
S&P 500 6,575 ▲0.72 % DOW 46,566 ▲0.48 % NASDAQ 21,841 ▲1.16 % NAFTA 99.26 ▼2.09 % ARI 4,797 ▲2.53 % S&P 500 6,575 ▲0.72 % DOW 46,566 ▲0.48 % NASDAQ 21,841 ▲1.16 % NAFTA 99.26 ▼2.09 % ARI 4,797 ▲2.53 %
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064
01 Apr 2026
Breaking
Ekonomia

Pas vjedhjes, BSH forcon rregullat për kontrollin e brendshëm

bankaPas vjedhjes së 713 milionë lekëve, zbuluar në gusht të vitit të kaluar, që tronditi Bankën e Shqipërisë dhe shkaktoi ikjen e guvernatorit të asaj kohe, institucioni monetar qendror duket se po forcon rregullat e kontrollit të brendshëm. Së fundmi është miratuar dokumenti “Politika e auditimit të brendshëm në Bankën e Shqipërisë”.
Ky dokument përcakton parimet dhe vlerat bazë, si dhe mandatin, detyrat dhe përgjegjësitë për zhvillimin dhe realizimin e funksionit të auditimit të brendshëm në Bankën e Shqipërisë.
Dokumenti i Politikës përcakton gjithashtu parimet dhe vlerat bazë që duhet të udhëheqin inspektorët e kontrollit në përmbushjen e detyrave të tyre, në lidhje me ushtrimin e funksionit të audituesit të brendshëm në Bankë, në përputhje me Kodin e Etikës së Audituesit të Brendshëm.
Auditimi i brendshëm duhet pavarur dhe objektive, të japë siguri të arsyeshme dhe të  besueshme se administrimi dhe operacionet e Bankës kryhen në përputhje me bazën ligjore dhe nënligjore dhe sipas standardeve më të larta, si dhe të ofrojë shërbime këshillimi për të shtuar vlerën dhe përmirësuar operacionet e Bankës.
Sipas dokumentit, administratorët dhe drejtuesit e njësive organizative të Bankës ndërtojnë,
vënë në zbatim dhe monitorojnë në vazhdimësi funksionimin e një sistemi të organizuar mirë dhe efektiv të kontrollit të brendshëm. Veprimtaria e auditimit të brendshëm i siguron drejtimit të Bankës, në mënyrë periodike dhe të pavarur, vlerësimin e përshtatshmërisë së kontrolleve të brendshme të vendosura.
Ai përcakton ndër të tjera që me kërkesë të Inspektorit të Përgjithshëm, Administratorëve të Bankës, Komitetit të Auditit ose Këshillit Mbikëqyrës, inspektorët e kontrollit mund të angazhohen në investigime të çështjeve specifike për fusha që paraqesin shqetësim, apo në shërbime këshillimi për çështje që lidhen me kontrollet e brendshme dhe administrimin e rrezikut, me kusht që këto angazhime të mos cenojnë përmbushjen e objektivit parësor të dhënies së sigurisë.
Ai përcakton dhe mënyrat e menaxhimit të rrezikut të gabimit dhe/ose mashtrimit dhe rolin e audituesit të brendshëm.
Me qëllim vlerësimin efektiv të rrezikut, për përmbushjen e funksionit të tij, Departamenti i Kontrollit duhet të informohet mbi të gjitha incidentet/problemet e ndodhura, si dhe ngjarje të tjera, të cilat mund të cenojnë aktivitetin dhe operacionet e Bankës, në të njëjtën kohë me informimin që Drejtuesi i njësisë bën për Administratorët.
Një vit më parë, Banka e Shqipërisë u godit nga skandali i vjedhjes së 713 milionë lekëve nga një punonjës i bankës, që çuan në shkarkimin dhe më pas arrestimin për një periudhë të shkurtër të ish guvernatorit Ardian Fullan ( I akuzuar se për shkak të mosveprimit, ka krijuar kushtet që të cënohet siguria e parave në administrim të Bankës së Shqipërisë) i, kryeinspektores Elivar Golemi, (kjo e fundit u akuzua se ka vepruar në kundërshtim me kuadrin ligjor përkatës, sa i takon ushtrimit kontroll kontabël të brendshëm, si edhe kontrolle të brendshme periodike për administrimin dhe operacionet e Bankës së Shqipërisë, me qëllim që të sigurojnë mbarëvajtjen e zbatimit të ligjeve dhe të akteve nënligjore në Bankën e Shqipërisë), ndërsa po vuajnë dënimin me 13.5 burg Ardian Bitraj (I akuzuari direct për vjedhjen) dhe 10 vjet burg Mimoza Bruzia (që fshehu vjedhjen).

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.