Politika
Rama emëron tek Prokurimet drejtoreshën e Kryeministrisë
Në valën e ndryshimeve në administratën e lartë shtetërore sot mësohet largimi i kreut të Komsionit të Prokurimit Publik, Gentian Këri. Po kështu ka dhënë dorëheqjen anëtarja, Juliana Hoxha. Kryeministri Edi Rama ka bërë menjëherë zëvendësimet.
Kështu, vendin e kryetarit në Komsionin e Prokurimit Publik e ka zënë Evis Shurdha e cila deri dje ka mbajtur pozicionin e Drejtores së Administratës dhe Shërbimeve në Kryeministri kurse anëtari tjetër është Kleves Janku që deri dje mbante detyrën e drejtorit juridik në Ministrinë e Bujqësisë.