☀️
Tiranë 24°C · Kthjellët 28 June 2026
S&P 500 7,354 ▼0.05%
DOW 51,876 ▼0.09%
NASDAQ 25,298 ▼0.24%
NAFTA 69.23 ▼3.74%
ARI 4,096 ▲1.2%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1392 EUR/GBP 0.8627 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 94.4141 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3866 EUR/TRY 53.1389 EUR/JPY 184.21 EUR/CAD 1.6162 EUR/USD 1.1392 EUR/GBP 0.8627 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 94.4141 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3866 EUR/TRY 53.1389 EUR/JPY 184.21 EUR/CAD 1.6162
₿ CRYPTO
BTC $60,210 ▲ +0.35% ETH $1,579 ▲ +0.11% XRP $1.0529 ▲ +0.65% SOL $71.0000 ▼ -1.1%
S&P 500 7,354 ▼0.05 % DOW 51,876 ▼0.09 % NASDAQ 25,298 ▼0.24 % NAFTA 69.23 ▼3.74 % ARI 4,096 ▲1.2 % S&P 500 7,354 ▼0.05 % DOW 51,876 ▼0.09 % NASDAQ 25,298 ▼0.24 % NAFTA 69.23 ▼3.74 % ARI 4,096 ▲1.2 %
EUR/USD 1.1392 EUR/GBP 0.8627 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 94.4141 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3866 EUR/TRY 53.1389 EUR/JPY 184.21 EUR/CAD 1.6162 EUR/USD 1.1392 EUR/GBP 0.8627 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 94.4141 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3866 EUR/TRY 53.1389 EUR/JPY 184.21 EUR/CAD 1.6162
28 Jun 2026
Breaking
Shendeti

PCOS nuk ishte ajo që mendonim, gjendja e njohur hormonale merr emër të ri

Një gjendje hormonale që prek rreth 1 në 8 gra në mbarë botën ka marrë një emër të ri, me shpresën për të përmirësuar diagnostikimin dhe trajtimin.

Sipas studiuesve dhe mjekëve, ajo që më parë njihej si sindroma e vezoreve policistike (PCOS) tani quhet sindroma metabolike poliendokrine ovariane (PMOS).

Ekspertët thonë se emri i vjetër ishte i pasaktë dhe shpesh çorientues, sepse krijonte idenë se problemi lidhej vetëm me “cistet në vezore”, ndërsa në realitet bëhet fjalë për një çrregullim kompleks hormonal dhe metabolik. Sipas tyre, kjo ka kontribuar në diagnoza të vonuara dhe trajtim jo të plotë.

Gjendja lidhet me çrregullime hormonale që mund të ndikojnë në peshë, metabolizëm, shëndetin mendor, sistemin riprodhues dhe lëkurën. Ajo shpesh shoqërohet edhe me rezistencë ndaj insulinës dhe rrit rrezikun për diabet të tipit 2, sëmundje të zemrës dhe goditje në tru.

Simptomat ndryshojnë nga personi në person, gjë që e bën diagnostikimin më të vështirë.

Më të zakonshmet janë cikle menstruale të parregullta, nivele të larta të hormoneve androgjene që mund të shkaktojnë akne, rritje të tepërt të qimeve ose rrallim të flokëve. Mund të shfaqen edhe ndryshime në funksionin e vezoreve, por jo domosdoshmërisht kiste.

Gjendja lidhet gjithashtu me vështirësi në fertilitet, pasi ovulimi mund të ndodhë më rrallë. Megjithatë, shumica e grave me këtë gjendje mund të mbeten shtatzënë dhe të kenë shtatzëni të suksesshme.

Trajtimi varet nga simptomat dhe nevojat individuale, por shpesh përfshin ndryshime në stilin e jetesës si ushqyerje më e shëndetshme, aktivitet fizik dhe gjumë i rregullt. Gjithashtu mund të përdoren barna që ndihmojnë në rregullimin e insulinës, ilaçe që ulin efektin e androgjeneve ose kontraceptivë hormonalë.

Mjekët dhe studiuesit shpresojnë se emri i ri do të ndihmojë në kuptimin më të mirë të gjendjes dhe në përmirësimin e kujdesit për pacientet.

/tvklan.al

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.