Tiranë 9°C · Pjesërisht vranët 09 April 2026
S&P 500 6,783 ▲2.51%
DOW 47,910 ▲2.85%
NASDAQ 22,635 ▲2.8%
NAFTA 97.31 ▲3.07%
ARI 4,739 ▼0.81%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8725 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8456 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3660 EUR/TRY 51.8303 EUR/JPY 185.10 EUR/CAD 1.6132 EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8725 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8456 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3660 EUR/TRY 51.8303 EUR/JPY 185.10 EUR/CAD 1.6132
₿ CRYPTO
BTC $70,840 ▼ -1.22% ETH $2,184 ▼ -2.33% XRP $1.3400 ▼ -1.95% SOL $82.1900 ▼ -2.91%
S&P 500 6,783 ▲2.51 % DOW 47,910 ▲2.85 % NASDAQ 22,635 ▲2.8 % NAFTA 97.31 ▲3.07 % ARI 4,739 ▼0.81 % S&P 500 6,783 ▲2.51 % DOW 47,910 ▲2.85 % NASDAQ 22,635 ▲2.8 % NAFTA 97.31 ▲3.07 % ARI 4,739 ▼0.81 %
EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8725 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8456 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3660 EUR/TRY 51.8303 EUR/JPY 185.10 EUR/CAD 1.6132 EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8725 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8456 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3660 EUR/TRY 51.8303 EUR/JPY 185.10 EUR/CAD 1.6132
09 Apr 2026
Breaking
Politika

PD: Afera 394 milionëshe, mekanizëm për t’u pasuruar shpejt e shpejt

dumaPartia Demokratike ka vijuar edhe sot me denoncimin e aferes 394 milionë lekëshe për interesat e qeveritarëve, gjate vizites se Papes ne Tirane, duke thene se kjo është një dëshmi tronditëse e trajtimit të financave të shtetit si fond privat, e injorimit total të ligjit dhe procedurës.

Ne nje deklarate per media nga PD, Grida Duma ka theksuar se paratë i jane dhene përfaqësuesit të Ministrit Veliaj, me prokurim të drejtpërdrejtë, pa garë, cka do të thotë shpenzohet i gjithë fondi limit.

“Paratë i jepen klientelës qeveritare në shkelje të ligjit, pasi shoqëria nuk plotëson kushtet kryesore teknike. Kompania 8 mujoreshe e Veliajt nuk paraqet dot as bilancin e vitit të shkuar dhe nuk e ka as në objektin e saj dekorimin e qytetit. E gjitha kjo bëhet pa asnjë droje, as nga ana formale, përfituesi nuk bën kujdes të fshehë adresën e zyrës, që është i njëjti apartament me kompaninë e vëllait të Erion Veliajt. Po një analizë e kujdeshme, të con në përfundimin se kemi të bëjmë me një mekanizëm të ngritur enkas për të përfituar, për t’u pasuruar shpejt e shpejt”- tha ajo.

Sipas saj, personi që zyrtarisht administron EAG, nuk është rastësisht aty, por pjesë e kalkulimeve të ftoha.

“Ka qënë aktiv në fushatën e zgjedhjeve të Partisë Socialiste, ka punuar në Kryeministri në ngritjen e websiteve. Ka kaluar provat e besnikërisë ndaj ai përdoret për tenderin 394 milionë lekë me një firmë që ka vetëm 8 muaj e krijuar. Dhe për shërbimet e ofruara, përfaqësuesi i Veliajt ka marrë bekimin për të qënë edhe kandidat për AMA-n”- tha ajo.

Ajo ka thene me tej se ky është pushteti dhe interesat që ndjek kasta e Ramës, teksa vendi është zhytur në varfëri, papunësia ka arritur kulmin, cmimet janë rritur, taksat shtohen, dhe e ardhmja me këtë qeveri është e errët e pashpresë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.