Tiranë 15°C · Pjesërisht vranët 26 March 2026
S&P 500 6,592 ▲0.54%
DOW 46,429 ▲0.66%
NASDAQ 21,930 ▲0.77%
NAFTA 92.95 ▲2.91%
ARI 4,440 ▼2.48%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973 EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973
₿ CRYPTO
BTC $69,868 ▼ -2.28% ETH $2,117 ▼ -3.38% XRP $1.3822 ▼ -3.03% SOL $88.7600 ▼ -4.28%
S&P 500 6,592 ▲0.54 % DOW 46,429 ▲0.66 % NASDAQ 21,930 ▲0.77 % NAFTA 92.95 ▲2.91 % ARI 4,440 ▼2.48 % S&P 500 6,592 ▲0.54 % DOW 46,429 ▲0.66 % NASDAQ 21,930 ▲0.77 % NAFTA 92.95 ▲2.91 % ARI 4,440 ▼2.48 %
EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973 EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973
26 Mar 2026
Breaking
Politika

PD akuza Tahirit: Nxorri sekretin hetimor

Partia Demokratike akuzon ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri se ka nxjerrë sekretin hetimor dhe ka prishur hetimet lidhur me avionin e rrëzuar dje në Ishëm të Durrësit.

PD përmes një prononcimi për median të lexuar nga Flamur Noka  thotë se Tahiri ka nxjerrë  vetë lajmin se  piloti italian kishte nisur të rrëfejë dhe duhet të mbajë përgjegjësi.

Prandaj PD i kërkon prokurorisë të nisë hetimet.

Deklarata e plotë e deputetit Flamur Noka

“Saimir Tahiri u kap mbrëmë në shërbim ndaj kartelit të drogës.  Ai i dërgoi fjalë trafikantëve se italiani ka filluar të flasë, duke i këshilluar ata që të lëvizin, të marrim masa, të largohen, ti shpëtojnë ligjit.

Është pikërisht Saimir Tahiri njeriu që nxori lajmin mbrëmë se piloti italian i rënë me avion në Ishëm, ka nisur të rrëfejë se kishte ardhur për të transportuar drogë e të tregojë porositësit.

Saimir Tahiri ka nxjerrë sekretin hetimor, ka prishur hetimet.

Kjo është jo vetëm një provë e lidhjes së drejtpërdrejtë me bandat e trafikantët, por është po ashtu një vepër e rëndë penale, për të cilën ai duhet të mbajë përgjegjësi.

Partia Demokratike i kërkon prokurorisë ta hetojë me shpejtësi dhe vendosmëri këtë skandal dhe autorin e vërtetë të këtij krimi.

Krimin nuk e kanë kryer gazetarët që transmetojnë lajmin. Krimin e ka kryer  burimi që ka dhënë lajmin. Krimin e ka kryer Saimir Tahiri.

I cili prej tre vitesh ka dalluar me të gjitha mënyrat si shërbëtor besnik i bandave të drogës e i trafikantëve, duke u dhënë edhe makinën private, duke djegur provat në laboratorin e shtetit, e së fundmi duke nxjerrë sekretin hetimor.

Karteli i drogës me Tahirin e me Ramën ndërtuan në mes të Shqipërisë një pistë avionësh, 1.5 kilometra të gjatë, ndërkohë që qytetarët nuk rregullojnë dot catinë e shpive të tyre sepse nuk i lejon policia.

Karteli i drogës e ka Tahirin edhe zëdhënës, pasi pas denoncimit që unë bëra dje në parlament, ai bashkë me Ramën tentuan ta mohojnë ngjarjen, ta fshehin të vërtetën.

Tahiri me pushtetin e ministrit të brendshëm po tregon se është një rrezik serioz për shtetin ligjor në këtë vend, ai eshte rrezik serioz për drejtësinë, për luftën ndaj krimit , dhe luftën ndaj drogës. Ai duhet të merret menjëherë, sot, në ndjekje penale e të japë llogari para ligjit.”

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.