☁️
Tiranë 13°C · Vranët 23 March 2026
S&P 500 6,634 ▲1.96%
DOW 46,495 ▲2.01%
NASDAQ 22,130 ▲2.23%
NAFTA 88.57 ▼9.83%
ARI 4,497 ▼1.7%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1560 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9106 EUR/ALL 96.0524 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 51.2567 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.5845 EUR/USD 1.1560 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9106 EUR/ALL 96.0524 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 51.2567 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.5845
₿ CRYPTO
BTC $71,360 ▲ +3.69% ETH $2,176 ▲ +4.6% XRP $1.4472 ▲ +3.34% SOL $91.4900 ▲ +4.67%
S&P 500 6,634 ▲1.96 % DOW 46,495 ▲2.01 % NASDAQ 22,130 ▲2.23 % NAFTA 88.57 ▼9.83 % ARI 4,497 ▼1.7 % S&P 500 6,634 ▲1.96 % DOW 46,495 ▲2.01 % NASDAQ 22,130 ▲2.23 % NAFTA 88.57 ▼9.83 % ARI 4,497 ▼1.7 %
EUR/USD 1.1560 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9106 EUR/ALL 96.0524 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 51.2567 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.5845 EUR/USD 1.1560 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9106 EUR/ALL 96.0524 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 51.2567 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.5845
23 Mar 2026
Breaking
Politika

PD akuzon: Eskorta e Metës aksidentoi për vdekje një 19-vjeçar. MB përgënjeshtron

Laura-Vorpsi-28.05.2014-320x213Partia Demokratike, përmes zëdhënëses së saj Laura Vorpsi, ka denoncuar sot në mesditë përfshirjen e eskortës së kryetarit të Kuvendit Ilir Meta në një aksident me vdekje dhe akuzoi drejtpërdrejt kryeparlamentarin për fshehje të kësaj ngjarje dhe Ministrinë e Brendshme për fshehje të këtij krimi.

Por kjo e fundit, pas daljes së policisë së Durrësit me një deklaratë për shtyp, ku thuhej se autori është arrestuar, ka përgënjeshtruar Partinë Demokratike për fshehje të krimit.

Sipas MB-së, eskorta e kreut të Kuvendit, Meta nuk është përfshirë në aksident, pasi oficeri i Gardës K.B, udhëtonte me makinën e tij personale dhe “në momentin e ngjarjes nuk ka qenë në shërbim”.

Bëhet fjalë për aksidentin e një këmbësori 19 -vjeçar të ndodhur në fshatin Bilalas në Manëz.

Viktima është Marsel Lohja, i varrosur dje në Maminas. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:45 të së dielës, në rrugën që lidh Gjirin e Lalzit me autostradën Tiranë- Durrës. Shoferi i përfshirë në aksident mësohet se e ka transportuar vetë të riun për në spital. Policia njoftoi se ai është arrestuar 6 orë më vonë, rreth orës 4:00 të mëgjesit.

Drejtuesi i mjetit është Kastriot Braho, 43 vjeç banues në Tiranë. Makina që ai drejtonte është një Mercedes me targa AA 067 JP.

Por Partia Demokratike e ka cilësuar këtë aksident si një “turp” për Ilir Metën dhe një “fshehje të krimit” nga ana e policisë.

“Ky aksident vdekjeprurës, u kthye menjëherë në një ngjarje të rëndë kriminale, pasi për 48 orë, Ilir Meta arriti ta fshehë ngjarjen, duke u përpjekur të mbyllë punët me policinë, prokurorinë dhe familjen e viktimës, – lexohej në eklaratën e selisë blu. – Asnjë media nuk raportoi lajmin. Askush nuk foli rreth kësaj ngjarjeje. Përpjekja për të varrosur faktet, të vërtetën, është akt mafioz, është një sjellje prej Pinoçeti, ku jeta e një njeriu nuk ka vlerë, ku me para dhe me forcën e pushtetit, mund të blesh gjithçka.

Partia Demokratike i kërkon Policisë së Shtetit të bëjë menjëherë transparencë për aksidentin e dy netëve më parë të eskortës së kryetarit të Kuvendit dhe të informojë publikun për këtë ngjarje. Ne i kërkojmë Prokurorit të Përgjithshëm që të hetojë rrethanat e ngjarjes, dhe të bëjë sa më shpejt drejtësi”.

“Ne i kërkojmë medies të hedhë dritë mbi faktet dhe mbi arsyet pse ky aksident që mori jetën e një 19 vjeçari nuk është raportuar, – vazhdon deklarata. – Partia Demokratike i kërkon Ilir Metës të kërkojë ndjesë publikisht për këtë sjellje të turpshme dhe revoltuese, me të cilin ai ka fyer secilin nga ne duke u përpjekur të fshehë e të varrosë vdekjen e një 19 vjeçari.

Jeta e Marselit, jeta e çdo qytetari shqiptar, është njësoj e rëndësishme sa jeta e çdo zyrtari në këtë vend, qoftë ai edhe Kryetari i Kuvendit”.

Policia e Durrësit reagon: Autori është arrestuar

Por në lidhje me këtë ngjarje, policia e Durrësit njoftoi zyrtarisht një ditë më parë se ka vënë në pranga shtetasin Kastriot Braho, i cili ka aksidentuar 19-vjeçarin me iniciale M.L.

Sipas policisë, 43-vjeçari ka qenë duke udhëtuar me mjetin tip benz me targa AA 067 JP në aksin rrugor Maminas-Manëz dhe në vendin e quajtur Bilalas ka përplasur të riun, duke i shkaktuar vdekjen.

Sipas njoftimit, ngjarja ka ndodhur të dielën në mbrëmje rreth orës 21 e 45 minuta, teksa drejtuesi i mjetit Kastriot Braho është arrestuar në flagrancë. Mbi 43 vjeçarin rëndon akuza “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Ministria e Brendshme përgënjeshtron PD-në: Oficeri i Gardës udhëtonte me makinë personale

Ministria e Brendshme ndërkohë përgënjeshtron zëdhënesin e PD Laura Vorpsin përmes një deklarate për shtyp: “Eskorta e kreut të Kuvendit nuk është përfshirë në aksident. K.B nuk ka qenë në shërbim në momentin e aksidentit. Ky shtetas është pezulluar nga detyrat dhe shërbimi i Gardës së Republikës. Deklarata e PD-së për fshehjen e aksidentit është e pavërtetë. Policia e Durrësit komunikoi dje arrestimin e K.B. Oficeri i Gardës K.B udhëtonte me makinën e tij personale”. Në komunikatën e Ministrisë së Brendshme, thuhet ndër të tjera se “aksidenti ku humbi jetën 19-vjeçari është publikuar në komunikatën ditore”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.