Politika

PD, Alibeaj: Plantacion me 50 mijë rrënjë kanabis 2 km larg Rinasit

Kreu i Departamentit për Rendin dhe Sigurinë në PD, Enkelejd Alibeaj ka deklaruar këtë të shtunë se, “kryeministri Rama e ka nisur Tahirin e tij në ca shfaqje qesharake, me të cilat po talllet i madh e i vogël, nëpër disa kodra ku gjoja bëhet nami ndaj drogës”.

“Kanë marrë pjesë në këto shfaqje edhe gazetarë, dhe deputetë të rilindjes. Çdokush e di se këto aksione janë sa për shfaqje, janë selektive dhe prekin vetëm ata që nuk e kanë paguar haraçin prej 30 për qind”, ka thënë Alibeaj.

Ai ka treguar foto dhe pamje filmike të të paktën 6 hektarëve me kanabis në Larushkë, 2 kilometra larg aeroportit të Rinasit.

“Raportohet se këtu janë të paktën 50 mijë rrënjë, të mbjella nga krahu i djathtë i kryetarit të Bashkisë së Krujës, partner dhe sponsorizues i tij, me inicialet, F.D. Shtëpia që duket ngjitur është e një punonjësi të policisë, shërbëtor i kryetarit të Bashkisë, Bushi, me inicialet K.L. Dhe shefi operatoriv i zonës e ka banesën e tij 1 km larg këtij plantacioni me drogë”, ka thënë Alibeaj duke treguar fotot për mediat.

Ai ka shtuar më tej se, “kjo drogë mbillet, kultivohet me sistem vaditje të sofistikuar, ruhet nga punonjësit e shtetit dhe mbikëqyret drejtpërdrejt nga kryetari i Ramës në Bashkinë e Krujës, i proceduar nga policia italiane për trafik lëndësh narkotike”.

“Këto foto dhe pamje janë marrë dy ditë më parë. Si ky hambar droge ka me qindra në gjithë vendin, sepse zotërohen nga të paprekshmit, nga miqtë e Edi Ramës, nga bandat e lidhura me të. Ky është sundimi i vendit me drogë e trafikantë. Shqiptarët duhet të ngrihen e të bashkohen kundër këtij regjimi krimi e droge. Shqipëria meriton punë të ndershme, rend e siguri. Shqipëria më mirë pa Edi Ramën”, ka shtuar Alibeaj.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button