Tiranë 17°C · Pjesërisht vranët 26 March 2026
S&P 500 6,592 ▲0.54%
DOW 46,429 ▲0.66%
NASDAQ 21,930 ▲0.77%
NAFTA 93.21 ▲3.2%
ARI 4,431 ▼2.67%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973 EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973
₿ CRYPTO
BTC $69,651 ▼ -2.46% ETH $2,083 ▼ -4.65% XRP $1.3753 ▼ -3.18% SOL $88.2600 ▼ -4.64%
S&P 500 6,592 ▲0.54 % DOW 46,429 ▲0.66 % NASDAQ 21,930 ▲0.77 % NAFTA 93.21 ▲3.2 % ARI 4,431 ▼2.67 % S&P 500 6,592 ▲0.54 % DOW 46,429 ▲0.66 % NASDAQ 21,930 ▲0.77 % NAFTA 93.21 ▲3.2 % ARI 4,431 ▼2.67 %
EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973 EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973
26 Mar 2026
Breaking
Politika

PD: Asnjë deputet yni i përfshirë në incidente

Partia Demokratike është shprehur nëpërmjet një deklarate për shtyp se, “deputetë të Partisë Socialiste, në sinkron me struktura kriminale të Bert Agës, përpiqen të dezinformojnë opinionin publik për ngjarjen e ndodhur mbrëmë në Maqellarë”. Sipas PD-së, e vërteta është krejt ndryshe dhe asnjë deputet i saj nuk ka qenë i përfshirë në ngjarje.
“Në mesnatë, banorët e Maqellarës kanë kapur duke shpërndarë lekë për blerje votash zyrtarin e Drejtorisë së Tatimeve Dritan Isaku, vartës i shtetasit Dionis Ymeri me detyrë Drejtor i Tatimeve për Dibrën. Dionis Ymeri është kallëzuar penalisht nga Partia Demokratike në Prokurori me date 1 shtator si anëtar i grupit të strukturuar kriminal për blerje votash në fushatën e Dibrës. Në vend të ndalimit dhe arrestimit në flagrancë të këtyre personave, segmente të policisë të drejtuar nga kryekrimineli Bert Aga, i kanë dhënë mbështetje këtij krimi elektoral. Bert Aga është kallzuar penalisht nga Partia Demokratike më 1 shtator si anëtar kryesor i grupit të strukturuar kriminal, i cili në abuzim të detyrës së shefit të Komisariatit të Peshkopisë ushtron presion ndaj zgjedhësve dhe ofron mbështetje logjistike dhe mbrojtje ekstraligjore për operacionin e shperndarjes së parave në këmbim të votave”, lexohet në deklaratën e PD-së.
Çdo insinuatë për përfshirje të deputetëve të PD-së në këtë ngjarje është fabrikim i PS-së dhe strukturave kriminale të Bert Agës në Policinë e Shtetit. PD-ja i bën thirrje PS-së të distancohet nga ky grup i strukturuar kriminal. Partia Demokratike i kërkon Prokurorisë të nisë menjëherë procedimin penal për këtë grup të strukturuar kriminal të kallzuar nga Partia Demokratike që nga data 1 Shtator. Partia Demokratike shpreh vlerësimin më të lartë për votuesit dibrane që po vazhdojnë të shprehin vullnetin e tyre më qytetar dhe i bën thirrje zgjedhësve të dalin masivisht në votime”, shton deklarata e Partisë Demokratike.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.