Politika

PD: Beqaj i jep tenderë mikut të burgosur për korrupsion

Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi ka vijuar denoncimet dhe akuzat ndaj Ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj në lidhje me korrupsionin he abuzimet e përditshme që bëhen nga ky institucion.

Vokshi e ka cilësuar si një skandal rastin që ministri Beqaj i ka dhënë ditët e fundit miliona lekë përmes tenderit pronarit të një prej farmacive i cili është në arrest me burg dhe akuzohet për korrupsion nga prokuroria.

Deputetja demokrate shtoi se Beqaj, me këtë gjë po tenton të blejë hshtjen e të arrestuarit që të mos flasë dhe të shmangë ministrin nga akuzat.

Ajo tha se këto para publike mund të shkonin për të sëmurët kronikë, pensionistët e shtresa të tjera në nevojë.

Deklarata e plotë

PD 1“Skandalet korruptive në shëndetësi, në sektorin më jetik në vend po thellohen. Dosja e vjedhjeve dhe abuzimeve po zmadhohet çdo ditë, sipas skemës që ka ngritur Edi Rama me Ilir Beqën.

Kompani nën hetim me pronarë të arrestuar për skandalin e faturave fiktive fitojnë edhe sot tenderë me firmën e Ilir Beqajt. Marrin miliona nga paratë që duhej të shkonin për të mbrojtur shëndetin dhe jetën e qytetarëve shqiptarë, që duhet të shkonin për të sëmurët kronikë, pensionistët, personat me aftësi të kufizuar, gratë e fëmijët. Kamerat mund të fokusojnë tre tenderët e “freskët”:

Siç e shikoni, buletini i djeshëm i APP tregon që Beqaj i ka dhënë Omegafarmës, pronari i të cilës është nën arrest dhe hetohet për korrupsion e abuzim, 3 tenderë: në Spitalin e Vlorës, Gjirokastrës dhe Durrësit, në vlerën totale 310 milionë lekë.

Këto tenderë i shtohen atyre që Omegafarma mori para disa ditësh. Në buletinin e APP dt 2 nëntor 2015, del se Ministri jo vetëm i dha disa tendera Omegës, (fq 110 – 112), por nxitoi të lidhte edhe kontratën duke i çuar mesazhin pronarit që ai do ta mbronte deri në fund, në këmbim të heshtjes së tij.

Dhe këto tenderë ndjekin dhjetra të tjerë që Omega ka marrë këto dy vite me firmën e Beqës.

Ju kujtojmë këtu që Omegafarma është akuzuar dhe është nën hetim për abuzim masiv me faturat fiktive. Prokuroria deri tani ka vlerësuar që dëmi i shkaktuar nga kjo kompani vetëm për një ilaç: Ketosterili, shkon mbi 2,2 mln euro.

Ndaj Beqaj po vazhdon ti japë tendera Omegafarmës, pasi kërkon të blejë me paratë e qytetarëve shqiptarë, heshtjen e pronarit në burg. Nëse Nadiri flet, ska magjistar ta shpëtojë Beqën nga burgu.

Kështu, Beqaj po vazhdon ti japë tenderë e miliona Nadirit, që të mos bëhet shok qelie me të. Ministri Beqaj është në hall të madh pasi ka qenë në dijeni që ditën e parë për të gjithë skandalin e insulinave, ketosterilit dhe ilaçeve të tjera të shtrenjta. Ministri është në hall të madh se ka frikë që Nadiri pas hekurave mund  t’i dalë jashtë kontrollit, të flasë e të tregojë gjithë skemën e vjedhjes me faturat fiktive;

PD i bën thirrje prokurorisë që të thellojë hetimet për këtë megaskandal pasi pazari në kurriz të shëndetit të qytetarëve është krim mbi krimet që duhet ndëshkuar me forcën e ligjit.

Omegafarma kryente 90% të fiktivitetit në tregun farmaceutik, dhe abuzimi shkon shumë më tepër së 2.2 mln euro.

Ja konkretisht;

PD 2Abuzimi me Insulinat:

Për 7 lloje insulinash, vetëm Omegafarma në vetëm 3 muaj ka lëshuar fatura fiktive për 116,117 pena me vlerë rimbursimi 950,517,110 lekë.

Në total sasia e faturave fiktive për këto Insulina është 152,415 pena me vlerë rimbursimi  1,260,587,030 lekë.

Për këto Insulina, depot importuese kanë deklaruar se i kanë bërë dalje depove shpërndarëse dhe farmacive 67,140 pena, kurse depot shperndarëse kanë bërë dalje 219,555 pena, pra shkurt 70% fiktivitet. Dhe fiktivitetin më të madh e ka bërë vetëm një depo, Omegafarma. Dhe për këtë skandal, Ministri ka qenë në dijeni të plotë.

Kjo vjedhje është lehtësisht e verifikueshme sepse Fondi ka informacionin që dërgojnë çdo muaj depot importuese dhe mjafton ta krahasosh atë me konsumin mujor, del diferenca dhe merren masat e menjëhershme për stopuar vjedhjen. Abuzimi me barnat e tjera të shtrenjta;

Vetëm në një ditë, një farmaci E&E ka bërë dalje për Omegën

– 83,000 flakonë SERETIDE 50/500 me vlerë 5,5 miliardë lekë (një flakon kushton 66,000 lekë)

– 45,098 flakonë për SERETIDE 50/250 me vlerë 2.6 miliardë lekë (një flakon kushton 59 mijë lekë)

– 32400 flakonë – vlerë 727 milionë lekë

– 4500 flakonë me vlerë 200 milionë lekë

As fabrikat nuk kanë sasira kaq të mëdha, mendoni një farmaci e cila me ligj nuk mund të shesë me shumicë, pro vetëm me pakicë. Përveç faktit që ligji është shkelur me të dyja këmbët, vlera e abuzimit për vetëm 4 barna abuzimi nga Omegafarma, me dijeninë e Beqes, është mbi 9 milionë dollarë.

Pra 9 milion dollarë, vetëm me një kompani.

Para të ndara me të. Ky është korrupsioni me shëndetin e qytetarëve, kjo është skema e zhvatjes së ka ngritur Edi Rama me ministrin e tij Beqaj”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button