☁️
Tiranë 12°C · Vranët 26 March 2026
S&P 500 6,592 ▲0.54%
DOW 46,429 ▲0.66%
NASDAQ 21,930 ▲0.77%
NAFTA 92.16 ▲2.04%
ARI 4,431 ▼2.67%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973 EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973
₿ CRYPTO
BTC $70,018 ▼ -1.71% ETH $2,122 ▼ -2.33% XRP $1.3881 ▼ -2.38% SOL $88.9400 ▼ -4.07%
S&P 500 6,592 ▲0.54 % DOW 46,429 ▲0.66 % NASDAQ 21,930 ▲0.77 % NAFTA 92.16 ▲2.04 % ARI 4,431 ▼2.67 % S&P 500 6,592 ▲0.54 % DOW 46,429 ▲0.66 % NASDAQ 21,930 ▲0.77 % NAFTA 92.16 ▲2.04 % ARI 4,431 ▼2.67 %
EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973 EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973
26 Mar 2026
Breaking
Politika

PD, Duma: Rama dhe Nikolla po zhysin në kaos maturantët

Sekretarja për marrëdhëniet me publikun në PD, Grida Duma ka deklaruar këtë të martë se reforma e qeverisë në arsim, sikurse kishte paralajmëruar opozita, rezultoi e dështuar.

“Siç parashikuam për reformën e famshme në arsim, ashtu edhe doli. Edi Rama ia doli të prodhojë një skandal dhe dëm të pariparueshëm për të ardhmen e maturantëve që do të duhet të hynin në universitete. Maturantët nuk kanë një përgjigje sot, pse nuk rezultojnë fitues, edhe pse shumë prej tyre kanë rezultate të larta e shumë të larta. Nuk e dinë si është llogaritur mesatarja e tyre dhe se cila është diferenca midis mesatares të nxjerrë nga shkolla dhe asaj që del nga kriteret e aplikimit”, ka deklaruar Duma.

Sipas PD, maturantët nuk u orientuan për gruplëndët preferenciale të degëve që donin të vazhdonin para plotësimit të formularit dhe nuk u informuan për lëndët me zgjedhje dhe rëndësinë e secilës në llogaritjen e mesatares sipas profileve.

“Nuk morën asnjë informacion për degët që donin të ndiqnin. Nuk e dinë se në sa faza regjistrimi do kalojë vuajtja e tyre për të vazhduar arsimin e lartë. Nuk marrin askund përgjigje për padrejtësinë që po u bëjnë”, ka pohuar Duma.

Sipas saj, “qeveria i lau duart duke ia hedhur përgjegjësinë universiteteve, por gishti i maturantëve është drejtuar tek Edi Rama dhe Lindita Nikolla”.

“Sepse ata i tradhëtuan duke i ndryshuar rregullat në prag të përfundimit të maturës. Ishte Rama me Nikollën që vranë meritat e çdo maturanti, mbollën kaos, zhdukën transparencën dhe i futën universitetet në rrugë pa krye, duke favorizuar klientelën e tyre të universiteteve private. Sot fshihen pas deklaratave boshe, por në të vërtetë kjo dyshe ka mashtruar, shpërfillur e përçmuar të rinjtë”, ka shtuar Duma.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.