☁️
Tiranë 16°C · Vranët 10 Nëntor 2026
S&P 500 7,550 ▲2.35%
DOW 52,390 ▲2.15%
NASDAQ 25,253 ▲2.74%
NAFTA 85.27 ▼1.82%
ARI 4,084 ▼0.75%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8347 EUR/CHF 0.9188 EUR/ALL 90.9298 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6387 EUR/TRY 56.2656 EUR/JPY 177.07 EUR/CAD 1.5819 EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8347 EUR/CHF 0.9188 EUR/ALL 90.9298 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6387 EUR/TRY 56.2656 EUR/JPY 177.07 EUR/CAD 1.5819
₿ CRYPTO
BTC $74,325 ▼ -0.26% ETH $2,091 ▼ -1.18% XRP $1.0782 ▼ -0.71% SOL $84.7000 ▼ -1.87%
S&P 500 7,550 ▲2.35 % DOW 52,390 ▲2.15 % NASDAQ 25,253 ▲2.74 % NAFTA 85.27 ▼1.82 % ARI 4,084 ▼0.75 % S&P 500 7,550 ▲2.35 % DOW 52,390 ▲2.15 % NASDAQ 25,253 ▲2.74 % NAFTA 85.27 ▼1.82 % ARI 4,084 ▼0.75 %
EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8347 EUR/CHF 0.9188 EUR/ALL 90.9298 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6387 EUR/TRY 56.2656 EUR/JPY 177.07 EUR/CAD 1.5819 EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8347 EUR/CHF 0.9188 EUR/ALL 90.9298 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6387 EUR/TRY 56.2656 EUR/JPY 177.07 EUR/CAD 1.5819
10 Nën 2026
Breaking
Kronika

PD kallëzon Veliajn në SPAK: Tender fiktiv për rrugën “John Belushi”

Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, deklaroi dje nga selia e PD  se, “Partia Demokratike ka përgatitur kallëzimin penal për Erion Veliajn për shkelje të rënda ligjore në lidhje me tenderin fiktiv të rrugës ‘John Belushi’ në njësinë administrative nr.4 në Tiranë”.

Vokshi u shpreh se, “tenderi i shpallur nga bashkia në datën 19 dhjetor parashikonte si afat për dorëzimin e dokumentacionit të kompanive të interesuara për këtë tender datën 9 janar, si dhe shpalljen e kompanisë fituese të këtij tenderi në datë 22 janar. Projekti sipas studimit që është miratuar nga vetë bashkia do të zgjaste rreth 5 muaj, pra fiks deri në periudhën e zgjedhjeve të 14 majit”.

Por, vijoi ajo, “Erion Veliaj urdhëroi nisjen e punimeve, si gjithnjë fshehurazi, natën, pa tabela, pa projekt, pa një plan, sigurisht dhe pa standarde, por ajo që është më e rënda, në shkelje ligjore, në shkelje të çdo procedure të parashikuar në legjislacionin aktual”.

Vokshi nënvizoi se, kjo është “qartazi një tender fiktiv, dhe një vjedhje e taksave të qytetarëve shqiptarë”.

“Pas analizës juridike, pas vënies në dispozicion të të gjitha provave filmike, fotografike, etj., ajo që i kemi kërkuar SPAK-ut është regjistrimi dhe fillimi i procedimit penal ndaj Erion Veliajt, si edhe personave të tjerë, të identifikuar, apo jo. Si edhe, kryerjen e të gjitha veprimeve hetimore të nevojshme për sqarimin e saktë e më të plotë të rrethanave të parashikuara më sipër, si edhe paraqitjen e kërkesës për urdhërimin e vendosjes së sekuestros preventive mbi dokumentacionin e këtij tenderi”, tha Vokshi.

1 Koment

  • SEO Guy 11 Janar 2023, 23:42

    Pamela Anderson e Partise Demokratike eshte ne mission shpetimi ne Baywatch Albania

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.