☀️
Tiranë 19°C · Kthjellët 09 April 2026
S&P 500 6,783 ▲2.51%
DOW 47,910 ▲2.85%
NASDAQ 22,635 ▲2.8%
NAFTA 99.45 ▲5.34%
ARI 4,765 ▼0.26%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166 EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166
₿ CRYPTO
BTC $71,112 ▼ -0.77% ETH $2,181 ▼ -3.15% XRP $1.3328 ▼ -3.42% SOL $82.1100 ▼ -2.96%
S&P 500 6,783 ▲2.51 % DOW 47,910 ▲2.85 % NASDAQ 22,635 ▲2.8 % NAFTA 99.45 ▲5.34 % ARI 4,765 ▼0.26 % S&P 500 6,783 ▲2.51 % DOW 47,910 ▲2.85 % NASDAQ 22,635 ▲2.8 % NAFTA 99.45 ▲5.34 % ARI 4,765 ▼0.26 %
EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166 EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166
09 Apr 2026
Breaking
Politika

PD kërkon djegien e mandateve, reagojnë deputetë të LSI-së

Në një kohë që PD në mbledhjen e grupit diskutoi dhe vendosi djegien e mandateve, vjen edhe  një reagim nga kampi i LSI. Përmes disa postimeve në faqen e tyre të “Facebook”, kanë reaguar edhe deputetet Kejdi Mehmetaj, Florida Kërpaçi, Klajda Gjosha dhe Endrit Braimllari.

Deputetja Kejdi Mehmetaj shkruan se mandatet janë të qytetarëve jo të deputetëve.

“Mandatet nuk janë të deputetëve por të qytetarëve! Ata folën qartë dhe fort ditën e shtunë. ‼️Kundër regjimit kriminal të Edi Ramës”, shkruan Mehmetaj.

Deputetja Florida Kërpaçi shkruan se mandatet e deputetëve nuk kanë vlerë kur helmohet populli.

“Ç’vlerë ka mandati kur ai helmon popullin e tij?”, shkruan ajo.

Nga ana tjetër, Klajda Gjosha shkruan se shqiptarët meritojnë rikthimin e demokracisë së munguar

“Konsensusi i vetëm i opozitës është të djegë qeverinë e dalë nëpërmjet zgjedhjeve të inkriminuara dhe vjedhjes së votës. Shqiptarët meritojnë rikthimin e demokracisë së munguar”, shprehet ajo.

Deputeti Endrit Braimllari nuk kursen akuzat ndaj  kryeministrit Edi Rama që ka kthyer parlamentin në një strehë të krimit të organizuar.

“Edi Rama e kthehu Parlamentin ne strehe te krimit te organizuar. Ky Parlament eshte i krimit te organizuar dhe jo i qytetareve.
Ketij Parlamenti i dhimbset me shume kallçuku dhe kerpudha e Edi Rames sesa jeta e qytetareve”, shkruan Braimllari.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.