☀️
Tiranë 18°C · Kthjellët 09 April 2026
S&P 500 6,783 ▲2.51%
DOW 47,910 ▲2.85%
NASDAQ 22,635 ▲2.8%
NAFTA 97.53 ▲3.3%
ARI 4,757 ▼0.43%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166 EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166
₿ CRYPTO
BTC $71,237 ▼ -0.65% ETH $2,185 ▼ -2.95% XRP $1.3354 ▼ -3.25% SOL $82.5100 ▼ -2.6%
S&P 500 6,783 ▲2.51 % DOW 47,910 ▲2.85 % NASDAQ 22,635 ▲2.8 % NAFTA 97.53 ▲3.3 % ARI 4,757 ▼0.43 % S&P 500 6,783 ▲2.51 % DOW 47,910 ▲2.85 % NASDAQ 22,635 ▲2.8 % NAFTA 97.53 ▲3.3 % ARI 4,757 ▼0.43 %
EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166 EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166
09 Apr 2026
Breaking
Politika

PD, nis dorëheqja nga mandatet. Basha: Sot në 10:00, para Parlamentit

“Kam nderin dhe privilegjin t’iu bëj të ditur vendimin unanim të Këshillit Kombëtar për djegien e mandateve parlamentare me efekt të menjëhershëm”, ka deklaruar mbrëmë kryedemokrati Lulëzim Basha.

Oborri i selisë blu kishte marrë përmasat e një mitingu në pritje të vendimit të Këshillit Kombëtar, i cili me vota unanime vendosi djegien e mandateve, duke shënuar në këtë mënyrë precedentin e parë në historinë e pluralizimit shqiptar.

“Shqiptarët të bashkuar si asnjëherë do të kenë në krahun e tyre Partinë Demokratike, si qytetarë të thjeshtë, për të vendosur që kurrë më në Shqipëri të mos vendoset një regjim tjetër diktatorial. Dhe zgjedhim me përgjegjësi të plotë t’i bindemi urdhrit të sovranit. Sovrani në Republikën e Shqipërisë është populli, ndaj qytetarët jeni ju”, deklaroi Basha.

Ndërkombëtarët iu kërkuan udhëheqësve të opozitës të mos e ndërmerrnin këtë akt, por kryedemokrati Basha kishte një përgjigje për ta.

“Ne e hedhim këtë hap pasi kemi shterruar çdo mundësi tjetër. Por unë e di se këtë betejë të madhe, ne të gjithë së bashku do ta fitojmë për Shqipërinë, për demokracinë, për Europën, për Amerikën. Do ta fitojmë për të sotmen, do ta fitojmë për të nesërmen, për të ardhmen e këtij vendi”, tha Basha.

Kryetari i Parlamentit Gramoz ruci deklaroi dje se punimet e Kuvendin nuk do të zhvillohen sot, por opozita nuk hodhi asnjë hap pas.

“Askush mos të mungojë, zonja dhe zotërinj, qytetare e qytetarë, demokratë dhe socialistë të tradhtuar nga rilindja kriminale, në protestën e orës 10.00 para Kuvendit të Shqipërisë, i cili një orë e më parë do t’i kthehet Shqipërisë dhe shqiptarëve dhe jo krimit e korrupsionit”, deklaroi Basha.

Demokratët nisën menjëherë firmosjen e dokumentit, ku vullnetarisht duhet të deklaronin se jepnin dorëheqjen e parevokueshme nga mandati i deputetit. Të njëjtin akt ndërmorën edhe kolegët e tyre të LSI-së.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.