☁️
Tiranë 9°C · Vranët 26 March 2026
S&P 500 6,592 ▲0.54%
DOW 46,429 ▲0.66%
NASDAQ 21,930 ▲0.77%
NAFTA 91.98 ▲1.84%
ARI 4,506 ▼1.02%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973 EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973
₿ CRYPTO
BTC $70,950 ▲ +0.63% ETH $2,154 ▲ +0.09% XRP $1.4027 ▼ -0.44% SOL $91.0500 ▲ +0.15%
S&P 500 6,592 ▲0.54 % DOW 46,429 ▲0.66 % NASDAQ 21,930 ▲0.77 % NAFTA 91.98 ▲1.84 % ARI 4,506 ▼1.02 % S&P 500 6,592 ▲0.54 % DOW 46,429 ▲0.66 % NASDAQ 21,930 ▲0.77 % NAFTA 91.98 ▲1.84 % ARI 4,506 ▼1.02 %
EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973 EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973
26 Mar 2026
Breaking
Politika

PD nuk tërhiqet, edhe pas deklaratës së Lu, “Vetting”-u në Kushtetuese

Në Partinë Demokratike është pritur me keqardhje, por pa ndonjë habi deklarata e ambasadorit amerikan se çfarë rrezikonte opozita, nëse e ankimonte ligjin e “Vetting”-ut në kushtetuese.
“I kemi thënë udhëheqjes së PD-së se rrezikojnë të bëhen ajo parti që populli shqiptar beson se është kundër kësaj reforme dhe se po mbron gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar, ose gjyqtarë e prokurorë tek të cilët kanë ndikim politik”, tha një ditë më parë.
Por opozita nuk do ta kthejë mbrapsht vendimin politik dhe as do të ndjekë shembullin e presidentit që e pranoi ligjin në heshtje.
Një fakt ky i përmendur edhe nga ambasadori amerikan.  Top Channel mësoi nga burime jozyrtare, por të mirëinformuara, se Partia Demokratike do ta çojë shumë shpejt ligjin në Gjykatën Kushtetuese.
Dhe jo vetëm kaq. Mes demokratëve deklarata e ambasadorit amerikan është konsideruar edhe si një presion publik ndaj anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, të cilët janë të parët që do t’i nënshtrohen “Vetting”-ut. Demokratët  i konsiderojnë disa nene të rëndësishme të ligjit të vettingut si pika kyçe, nëpërmjet të cilave qeveria do të kontrollojë sistemin e  drejtësisë, duke vendosur nën kontrollin e saj direkt  procesin e verifikimit të pasurisë dhe integritetit të gjyqtarëve, prokurorëve dhe punonjësve të Byrosë Kombëtare të Hetimit. Të njëjtën analizë opozita bën edhe për të paktën 2 ligje të tjera që pritet të miratohen me paketën e  29 shtatorit.
Por Shtetet e Bashkuara thonë se ajo që presin nga partitë politike në Shqipëri është të vazhdojnë të kërkojnë zbatimin e plotë dhe të shpejtë të reformës në drejtësi.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.