☁️
Tiranë 16°C · Vranët 19 March 2026
S&P 500 6,625 ▼1.36%
DOW 46,225 ▼1.63%
NASDAQ 22,152 ▼1.46%
NAFTA 96.55 ▲1.14%
ARI 4,532 ▼7.45%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1477 EUR/GBP 0.8641 EUR/CHF 0.9087 EUR/ALL 96.0260 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4475 EUR/TRY 50.8071 EUR/JPY 182.78 EUR/CAD 1.5751 EUR/USD 1.1477 EUR/GBP 0.8641 EUR/CHF 0.9087 EUR/ALL 96.0260 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4475 EUR/TRY 50.8071 EUR/JPY 182.78 EUR/CAD 1.5751
₿ CRYPTO
BTC $69,398 ▼ -4.15% ETH $2,132 ▼ -4.61% XRP $1.4452 ▼ -1.28% SOL $88.2400 ▼ -2.43%
S&P 500 6,625 ▼1.36 % DOW 46,225 ▼1.63 % NASDAQ 22,152 ▼1.46 % NAFTA 96.55 ▲1.14 % ARI 4,532 ▼7.45 % S&P 500 6,625 ▼1.36 % DOW 46,225 ▼1.63 % NASDAQ 22,152 ▼1.46 % NAFTA 96.55 ▲1.14 % ARI 4,532 ▼7.45 %
EUR/USD 1.1477 EUR/GBP 0.8641 EUR/CHF 0.9087 EUR/ALL 96.0260 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4475 EUR/TRY 50.8071 EUR/JPY 182.78 EUR/CAD 1.5751 EUR/USD 1.1477 EUR/GBP 0.8641 EUR/CHF 0.9087 EUR/ALL 96.0260 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4475 EUR/TRY 50.8071 EUR/JPY 182.78 EUR/CAD 1.5751
19 Mar 2026
Breaking
Politika

PD pengon kandidimin e Ervin Salianjit për kryetar!

Paradoksi: E kanë anëtar Kryesie, por jo anëtar partie

Partia Demokratike i ka mbyllur derën ish-deputetit Ervin Salianji dhe nuk do ta lejojë të futet në garën e 23 majit për kreun e PD, përballë Sali Berishës dhe figurave të tjera. Partia Demokratike thotë se ish-deputeti nuk është më anëtar i PD-së dhe për rrjedhojë as nuk mund të kandidojë në garën për kryetar.

“Salianji nuk mund të kandidojë, nuk është më anëtar PD”, thuhet në një reagim, ndërsa vetë Salianji, një ditë më parë nuk e përjashtoi mundësinë e kandidimit përballë Sali Berishës.

Ndërkohë Flamur Noka tha një natë më parë në RTSH se Ervin Salianji është përjashtuar nga PD pasi mitingjet e tij i mbushte Suel Çela. Paradoks mbetet fakti sesi Salianji nuk është anëtar i PD, por është anëtar i organit më të lartë të saj: Kryesisë.

Por, me rifreskimin e listave ai është tashmë është jashtë anëtarësisë së PD.

Ervin Salianji shihej si figura më e fortë dhe rival potencial përballë Berishës, të cilin e ka sfiduar edhe përmes foltoreve paralele me demokratët.

Në udhëzim theksohet se nuk do të konsiderohen anëtarë të Partisë Demokratike, ata që: “ Kanë punuar kundër interesave të Partisë Demokratike në fushatat zgjedhore, duke u angazhuar në forma të ndryshme pro kundërshtarëve tanë politikë; apo ata që , me qëndrimet e tyre publike dhe politike kanë vepruar kundër vijës politike të Partisë Demokratike, kanë bashkuar votat/qëndrimet me kundërshtarët tanë politikë për çështje shumë të rëndësishme në nivelin vendor apo qendror”.

 

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.