☁️
Tiranë 9°C · Vranët 26 March 2026
S&P 500 6,592 ▲0.54%
DOW 46,429 ▲0.66%
NASDAQ 21,930 ▲0.77%
NAFTA 91.52 ▲1.33%
ARI 4,512 ▼0.88%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973 EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973
₿ CRYPTO
BTC $70,868 ▲ +0.45% ETH $2,149 ▼ -0.33% XRP $1.4029 ▼ -0.55% SOL $90.9000 ▼ -0.25%
S&P 500 6,592 ▲0.54 % DOW 46,429 ▲0.66 % NASDAQ 21,930 ▲0.77 % NAFTA 91.52 ▲1.33 % ARI 4,512 ▼0.88 % S&P 500 6,592 ▲0.54 % DOW 46,429 ▲0.66 % NASDAQ 21,930 ▲0.77 % NAFTA 91.52 ▲1.33 % ARI 4,512 ▼0.88 %
EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973 EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973
26 Mar 2026
Breaking
Politika

PD: Pranoni amendamentet, përndryshe nuk votojmë vettingun

PD mblodhi sot grupin e saj parlamentar në mesditë, pak orë para nisjes së seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit ku pritet të miratohet ligji i vetingut. “Do marrim pjesë në seancë dhe do mbrojmë propozimet tona”, mësohet se ky ka qenë vendimi i grupit parlamentar të demokratëve, për seancën e sotme, pavarësisht se ata kanë amendamentin e tyre për këtë projektligj.

Opozita pritet të mos e japë votën e saj, pasi në amendamentet e dorëzuara në Kuvend rrëzon të gjitha shtylla kryesore që janë cilësuar nga Bashkimi Europian dhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës si “vijat e kuqe”.

Në mbledhjen me dyer të mbyllura të grupit parlamentar demokrat është theksuar se rivleresimi i gjyqtareve është pjesë thelbesore e reformes ne Drejtesi. “PD është e vendosur per largim te gjyqtareve te korruptuar.

Procesi duhet te jete ligjor dhe jo politik”, ka thënë Basha përpara deputetëve demokratë, shkruan “Panorama”. Sipas tij, ekspertet e PD kanë bërë një pune profesionale dhe voluminoze gjate gjithe veres, por tha kreu i PD, nga ana e PS-së nuk ka pasur asnje argument kunder verejtjeve dhe amendamenteve.

“Verejtjet dhe propozimet e eksperteve te opozites nuk u moren parasysh. Projektligji aktual antikushtetues. Projektligji ne shkelje flagrante te Kushtetutes se 22 korrikut. Sipas projektligjit, drejtoret e Rames kontrollojne gjyqesorin dhe komisioneret e Vettingut. Alket Hyseni i Garancive Statutore te PS kontrollon gjyqesorin dhe prokurorine. Arben Seferi, drejtor i Kryeministrit kontroll gjyqesorit dhe komisionereve. Rama kerkon kontroll teresor politik te procesit te vleresimit. Per PD miratimi i ligjeve jo proces politik por legjislativ dhe kushtetues”, u është drejtuar Basha demokratëve dhe ka nënvizuar se mazhoranca ka qëndrim antikushtetues dhe antikonsensus. PD do ndjeke te gjjitha rruget legjislative dhe kushtetuese”, tha ai.

Në 28 amendamentet e PD-së rrëzohen pikërisht 4 parimet që EURALIUS dhe OPDAT theksuan se nuk mund të cenohen. PD ka propozuar që procesi i vetingut për secilin gjyqtar të bëhet me afate kohore dhe me një kalendar të miratuar. Duke dhënë si argument faktin se çdo rivlerësim do të synohet të bëhet në një afat sa më të shkurtër kohor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.