Tiranë 10°C · Pjesërisht vranët 09 April 2026
S&P 500 6,783 ▲2.51%
DOW 47,910 ▲2.85%
NASDAQ 22,635 ▲2.8%
NAFTA 96.99 ▲2.73%
ARI 4,750 ▼0.57%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166 EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166
₿ CRYPTO
BTC $71,049 ▼ -0.38% ETH $2,180 ▼ -2.36% XRP $1.3344 ▼ -2.74% SOL $82.2300 ▼ -2.72%
S&P 500 6,783 ▲2.51 % DOW 47,910 ▲2.85 % NASDAQ 22,635 ▲2.8 % NAFTA 96.99 ▲2.73 % ARI 4,750 ▼0.57 % S&P 500 6,783 ▲2.51 % DOW 47,910 ▲2.85 % NASDAQ 22,635 ▲2.8 % NAFTA 96.99 ▲2.73 % ARI 4,750 ▼0.57 %
EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166 EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166
09 Apr 2026
Breaking
Politika

PD: Rama dhe Tahiri, përgjegjës të masakrës në Tiranë

strazo-320x238Partia Demokratike ka reaguar për masakrën që ka ndodhur në zemër të Tiranës, duke thënë se përgjegjës për vrasjen e 4 personave janë Kryeministri dhe ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri.

Deputeti i selisë blu, Gent Strazimiri shprehet se Edi Rama kanë krijuar lehtësira për autorin e dyshuar të krimit të 4 –fishtë, djalin e deputetes Luiza Xhuvani,që të lëvizë i armatosur në rrugët e kryeqytetit

 “Situata kriminale në vend po arrin nivele alarmante si kurrë më parë. Masakra tragjike me katër të vrarë e ndodhur në orët e para të ditës së sotme, në një nga rrugët më të ruajtura të Tiranës, më shumë se sa autorët, ka përgjegjës drejtuesit e lartë të Policisë së Shtetit, ministrin e Brendshëm dhe Kryeministrin e vendit.Sepse Kryeministri dhe banda e tij kanë krijuar të gjitha lehtësitë për autorin, djalin e deputetes Xhuvani, që të lëvizë i lirshëm me armë  në brez, madje të krijojë edhe një bandë kriminale dhe ta ushtrojë aktivitetin me shantazhe, gjobvënie e vrasje në mes të Tiranës”, -tha Strazimiri.

Ndër të tjera sipas PD-së, Kryeministri dhe banda e tij, e kanë shndërruar Shqipërinë në një paraburgim të madh, duke arrestuar qytetarë të thjeshtë, vetëm sepse vendosin një tullë, qytetarë që nuk kanë mundësi të paguajnë dritat se nuk kanë bukë të hanë dhe nga ana tjetër kriminelët dhe bandat e organizuara janë më aktive se kurrë dhe kanë kontrollin në territoret e tyre.

Strazimiri akuzon Policinë e Shtetit se po mbron djalin e Xhuvanit, i cili sipas tij është një vrasës serial i pandëshkuar, por me imunitet. “ Autori i dyshuar, djali i deputetes Xhuvani, i shpëtoi aksionit të Lazaratit dhe u transportua me mjete ushtarake në Tiranë, e u soll në oborrin e parlamentit për t’ia treguar edhe kamerave”,- përfundon akuzat Strazimiri.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.