☀️
Tiranë 4°C · Kthjellët 30 March 2026
S&P 500 6,369 ▼1.67%
DOW 45,167 ▼1.73%
NASDAQ 20,948 ▼2.15%
NAFTA 101.12 ▲1.49%
ARI 4,542 ▲0.39%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974
₿ CRYPTO
BTC $67,589 ▲ +1.43% ETH $2,053 ▲ +2.55% XRP $1.3541 ▲ +1.69% SOL $83.7900 ▲ +1.36%
S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 101.12 ▲1.49 % ARI 4,542 ▲0.39 % S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 101.12 ▲1.49 % ARI 4,542 ▲0.39 %
EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974
30 Mar 2026
Breaking
Politika

PD, Salianji: Rama po ngre sistemin e partisë-shtet

Protesta

Denoncim para zyrës së deputetit të PS-së në Sarandë

Ervin_Salianji24gushtPartia Demokratike protestoi sërish para zyrës së Partisë Socialiste në Sarandë ku përfaqësuesi i deputetit Kokëdhima, kërkoi favor seksual me një të mitur, në këmbim të një vendi pune. Partia Demokratike, sipas njoftimit për shtyp, e konsideron këtë një akt të rëndë, një shenjë të ngritjes në sistem të partisë-shtet, që nuk mund të kalohet me njëTwitter nga Kryeministri. Koordinatori për ndihmë ligjore, Ervin Salianji, kërkoi drejtësi të shpejtë dhe hetim të të gjitha zyrave të Partisë Socialiste në rrethe dhe hetim të mekanizmit joligjor që ato aplikojnë për punësimet, e shërbimet e tjera. Koordinatori i Partisë Demokratike ishte i shoqëruar nga shumë banorë të Sarandës gjatë kësaj proteste. “Jemi sot këtu për t’iu bashkangjitur shqetësimit të qytetarëve të Sarandës dhe për t’i thënë edhe njëherë tjetër Kryeministrit që ngjarja e skandalit seksual ku oligarkët në veprim, oligarkët e tij lokalë, për ne, për shoqërinë shqiptare është një ngjarje e cila nuk mund të kalohet me një cicërimë në Twitter. Për ne kjo është skenë krimi. Ministri i papunësisë dhe i dramave sociale, i cili është tellalli i Kryeministrit nuk mund të dalë dhe të shajë opozitën. Qytetarët kërkojnë punë ai u ofron shifra. Qytetarët shkojnë në zyrat e punësimit këta u kërkojnë para, u kërkojnë favore seksuale në këmbim të punës. Kanë kthyer dhe po glorifikojnë nocionin e partisë-shtet. Çdo gjë në këtë qytet, por dhe në gjithë Shqipërinë po bëhet në zyrat e Partisë Socialiste. Më të rëndë situatën e bën që këta oligarkë, pasi e kanë kryer veprimin kërkojnë të stigmatizojnë dhe të fyejnë qytetaren e cila pati kurajën që t’i denoncojë ashtu si shumë qytetarë të tjerë që për shkak të frikës dhe terrorit nuk arrijnë ta bëjnë. Partia Demokratike kërkon drejtësi të shpejtë për këtë çështje dhe kërkon hetim të plotë në të gjitha zyrat e Partisë Socialiste, të cilat janë kthyer në punishte të favoreve të oligarkëve në pushtet”, deklaroi Salianji. Partia Demokratike në lidhje me punësimet në administratë u fokusua sërish tek ajo që pretendon për inkriminimin e administratës. “Inkriminimi i administratës, i zyrave të shtetit, i zyrave të Partisë Socialiste dhe i Parlamentit, është një politikë të cilën Edi Rama po e çon përpara me vendosmëri. Pjesë e kësaj politike, është mosreagimi edhe kur denoncohen rastet me prova e me fakte, edhe kur mbarë publiku tronditet nga kapja e posteve kyçe prej trafikantëve, e personave me të shkuar shumë të errët kriminale. Vetëm 3 sekonda pas 42 ditëve heshtje, zgjati llogaridhënia e Edi Ramës për faktin se ai bëri deputet një të dënuar për trafik prostitucioni në rrethana rënduese dhe për rrëmbim personi. Kryeministri e mbylli këtë çështje duke thënë se atij i mjafton një fletushkë false penaliteti. Edi Rama mbylli sytë para dosjes kriminale me fashikuj të tërë, për bëmat dhe dënimin me 7 vjet burg nga Gjykata e Romës për deputetin e tij, Ndoka. Kur erdhi në pushtet, akti i parë që miratoi Edi Rama ishte Kodi i Etikës dhe në preambulë u angazhua se përveç ligjeve do të ndiqet dhe morali e etika në qeverisje”, thuhet në reagimin zyrtar të PD-së.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.