🌤️
Tiranë 14°C · Kryesisht kthjellët 24 March 2026
S&P 500 6,560 ▼0.33%
DOW 46,172 ▼0.08%
NASDAQ 21,754 ▼0.88%
NAFTA 92.91 ▲5.42%
ARI 4,399 ▼0.19%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1596 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 95.6048 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4171 EUR/TRY 51.4069 EUR/JPY 183.92 EUR/CAD 1.5914 EUR/USD 1.1596 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 95.6048 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4171 EUR/TRY 51.4069 EUR/JPY 183.92 EUR/CAD 1.5914
₿ CRYPTO
BTC $69,195 ▼ -2.04% ETH $2,114 ▼ -0.94% XRP $1.3902 ▼ -2.84% SOL $89.1000 ▼ -1.1%
S&P 500 6,560 ▼0.33 % DOW 46,172 ▼0.08 % NASDAQ 21,754 ▼0.88 % NAFTA 92.91 ▲5.42 % ARI 4,399 ▼0.19 % S&P 500 6,560 ▼0.33 % DOW 46,172 ▼0.08 % NASDAQ 21,754 ▼0.88 % NAFTA 92.91 ▲5.42 % ARI 4,399 ▼0.19 %
EUR/USD 1.1596 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 95.6048 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4171 EUR/TRY 51.4069 EUR/JPY 183.92 EUR/CAD 1.5914 EUR/USD 1.1596 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 95.6048 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4171 EUR/TRY 51.4069 EUR/JPY 183.92 EUR/CAD 1.5914
24 Mar 2026
Breaking
Politika

PD: Shteti i së drejtës i kërcënuar nga Rama

Drejtuesi i Departamentit të Emigracionit dhe Diasporës, Bardh Spahia zhvilloi një vizitë në SHBA, ku u takua me drejtues të diasporës, shoqatave të Emigracionit  dhe përfaqësues të politikës amerikane në nivel qendror e lokal.

Një takim me senatorin e shtetit të Neë York, Marty Golden z. Spahia vlerësoi rolin e SHBA në kauzat e dekriminalizimit dhe Reformën në Drejtësi duke theksuar se kryeministri Rama dhe pushteti i tij mbajnë  peng sistemin dhe kërkojnë që  reforma ta kthejë drejtësinë  në vasalitetin e qeverisë dhe interesave të saj. Zoti Spahia e njohu senatorin amerikan me përpjekjet dhe qëndrimet e opozitës dhe kryetarit Lulzim Basha për dekriminalizimin e politikës, qeverisë Parlamentit  dhe institucioneve shqiptare nëpërmjet një fushate të gjerë denoncimesh për afera korruptive dhe kriminale. Zoti Spahia tha se PD kërkon vetëm zbatimin e parimeve të Komisionit të Venecias për Reformën në Drejtësi, si autoriteti më i lartë dhe garantuesi ndërkombëtar në këtë çështje.

Zoti Spahia njohu senatorin amerikan dhe me programin e PD për ringritjen e vendit, ku u përqëndrua tek  strategjia e antikorrupsionit, për çlirimin e shtetit nga kapja e krimit, ulja e barrës fiskale dhe ngritja e një  klime të favorshme biznesi.

Në takim me kryetarin e bashkisë së  Cliffside z, Tomas Calabrese në shtetin e  Në Jersey, ku jeton komuniteti më i madh i shqiptarëve, ky i fundit i shprehu zotit Spahia  konsideratat më të larta për diasporën dhe emigrantët shqiptarë si një faktor i rëndësishëm në zhvillimet politike dhe social-ekonomike të SHBA. Zoti Spahia theksoi se Departamenti i Emigracionit dhe Diasporës në PD ka një program për integrimin dhe rolin  e komunitetit të  Diasporës dhe emigrantëve të SHBA në sektorë të ndryshëm.

Me anëtarin e njohur të  diasporës Mark Gjonaj u diskutua mbi gjendjen aktuale në Shqipëri duke theksuar rolin e opozitës për të siguruar një reformë në drejtësi që siguron pavarësi  dhe integritet  në zbatimin e ligjit.

“Lufta ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit që po cënojnë rëndë sigurinë  e qytetarëve por edhe imazhin e Shqipërisë, është kauzë kombëtare dhe kërkon angazhimin edhe të Diasporës dhe emigracionit këtu në SHBA” tha Spahia.

Votimi  elektronik si shprehje e vullnetit të emigrantëve dhe Diasporës në zgjedhjet e ardhshme, ishte temë tjetër takimit dhe  me kryetarin e shoqërisë Vatra z. Gjon Bucaj, ku u cilësua si një hap kryesor në reformën zgjedhore, dhe  si një kërkesë e kahershme të komuniteti shqiptar në SHBA. Zoti  Spahia tha se Edi Rama dhe mazhoranca, nuk mund të vazhdojë më të mashtrojë  diasporën dhe emigracionin me retorikë politike sepse votimi elektronik do të sjellë një shprehje të vullnetit të lirë dhe  të drejtë të shqiptarëve që jeton nëpër botë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.