Tiranë 8°C · Pjesërisht vranët 15 March 2026
S&P 500 6,632 ▼0.61%
DOW 46,558 ▼0.26%
NASDAQ 22,105 ▼0.93%
NAFTA 100.20 ▲1.51%
ARI 5,021 ▼0.8%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1453 EUR/GBP 0.8638 EUR/CHF 0.9037 EUR/ALL 96.2248 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4262 EUR/TRY 50.5869 EUR/JPY 182.66 EUR/CAD 1.5682 EUR/USD 1.1453 EUR/GBP 0.8638 EUR/CHF 0.9037 EUR/ALL 96.2248 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4262 EUR/TRY 50.5869 EUR/JPY 182.66 EUR/CAD 1.5682
₿ CRYPTO
BTC $72,851 ▲ +3.03% ETH $2,186 ▲ +4.92% XRP $1.4597 ▲ +4.5% SOL $92.6200 ▲ +6.12%
S&P 500 6,632 ▼0.61 % DOW 46,558 ▼0.26 % NASDAQ 22,105 ▼0.93 % NAFTA 100.20 ▲1.51 % ARI 5,021 ▼0.8 % S&P 500 6,632 ▼0.61 % DOW 46,558 ▼0.26 % NASDAQ 22,105 ▼0.93 % NAFTA 100.20 ▲1.51 % ARI 5,021 ▼0.8 %
EUR/USD 1.1453 EUR/GBP 0.8638 EUR/CHF 0.9037 EUR/ALL 96.2248 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4262 EUR/TRY 50.5869 EUR/JPY 182.66 EUR/CAD 1.5682 EUR/USD 1.1453 EUR/GBP 0.8638 EUR/CHF 0.9037 EUR/ALL 96.2248 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4262 EUR/TRY 50.5869 EUR/JPY 182.66 EUR/CAD 1.5682
15 Mar 2026
Breaking
Politika

PD zbulon negociatat sekrete të Ramës: Shkoi fshehurazi në Turqi për koncensionin e Skavicës

Koordinatori për Politikën e Jashtme në PD, Kreshnik Çollaku, në një deklaratë për mediat tha se “sot Edi Rama në orët e para të mëngjesit ka udhëtuar drejt Turqisë. Në një ndër hotelet më luksoze të Stambollit ai sot nuk po merr pjesë në një konferencë ndërkombëtare por në një negociatë sekrete aspak transparente, private, me një konsorcium turk i interesuar për koncesionin e hidrocentralit të Skavicës, një ndër veprat më të rëndësishme energjitike në vend me një rëndësi të jashtëzakonshme strategjike në fushën e energjisë e për pasojë dhe të sigurisë së vendit”.

Çollaku, duket e cilësuar të pazakontë këtë sjellje të kryeministrit, fton Ramën të bëjë transparencë për vizitën e sotme në Stamboll

“Pse duhet kryeministri i vendit të realizojë fshehurazi një negociatë të tillë ?

A është vënë në dijeni dhe a është kërkuar opinioni i qeverisë turke lidhur me konsorciumin?

Pse ambasada e Republikës turke në Tiranë është njoftuar për udhëtimin e kryeministrit vetëm pasi ai ka mbërritur në Stamboll në një formë jashtë çdo protokolli e respekti diplomatik?

Cili është vlerësimi i qeverisë turke për konsorciumin në fjalë?

A është kërkuar opinioni e çfarë vlerësimi ka dhënë Banka Botërore lidhur me aftësitë e kapacitetetit të konsorciumit turk?

Pse ka nevojë kryeministri të negociojë hoteleve kur ka zyrat e shtetit dhe një administratë të mirëpaguar që mund të zhvillojë detajet e negociimit?

Pse ka konflikt mes dy ministrave të qeverisë lidhur me negociimin e konsorciumit ?

Përse diplomatët tanë përdoren vetëm për të siguruar kalimet vip në aeroporte dhe nuk janë pjesë e këtyre negociatave?

Kush është sekseri i qeverisë, i negociatës sekrete disa mujore? Sa është përqindja e sekserit qeveritar?

Këto dhe të tjera pyetje janë sot para jush z.kryeministër. Ju ftojmë të sqaroni opinionin lidhur me to.

Opozita ju fton në transparencë. Nëse zgjidhni të heshtni, ne do t’i bëjmë të qartë shqiptarëve çdo detaj të errët e korruptiv të këtij pazari kryeministror, në kurriz të interesave të publikut”, tha ai.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.