⛅
Tiranë 19°C · Pjesërisht vranët 11 Nëntor 2026
S&P 500 7,521 ▼0.38%
DOW 52,232 ▼0.3%
NASDAQ 25,066 ▼0.74%
NAFTA 87.42 ▲1.6%
ARI 4,046 ▲0.4%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8363 EUR/CHF 0.9213 EUR/ALL 90.8159 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6269 EUR/TRY 56.1295 EUR/JPY 177.27 EUR/CAD 1.5848 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8363 EUR/CHF 0.9213 EUR/ALL 90.8159 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6269 EUR/TRY 56.1295 EUR/JPY 177.27 EUR/CAD 1.5848
₿ CRYPTO
BTC $73,760 ▼ -0.32% ETH $2,052 ▼ -0.89% XRP $1.0566 ▼ -1.22% SOL $84.1400 ▼ -0.21%
S&P 500 7,521 ▼0.38 % DOW 52,232 ▼0.3 % NASDAQ 25,066 ▼0.74 % NAFTA 87.42 ▲1.6 % ARI 4,046 ▲0.4 % S&P 500 7,521 ▼0.38 % DOW 52,232 ▼0.3 % NASDAQ 25,066 ▼0.74 % NAFTA 87.42 ▲1.6 % ARI 4,046 ▲0.4 %
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8363 EUR/CHF 0.9213 EUR/ALL 90.8159 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6269 EUR/TRY 56.1295 EUR/JPY 177.27 EUR/CAD 1.5848 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8363 EUR/CHF 0.9213 EUR/ALL 90.8159 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6269 EUR/TRY 56.1295 EUR/JPY 177.27 EUR/CAD 1.5848
11 Nën 2026
Breaking
Kronika

PE refuzon “Kacifën”. Eurodeputeti grek dhe “ECR” kërkuan seancë debati

Parlamenti Europian ka hedhur poshtë propozimin e eurodeputetit grek, Nikos Marias, dhe të konservatorëve dhe reformistëve europianë (ECR), që në seancën e së hënës të diskutohej çështja e incidentit në Bularat, ku humbi jetën 35-vjeçari minoritar Kostandinos Kacifas, e shkeljen sipas tij të të drejtave të minoritetit grek në Shqipëri.

Kundër këtij propozimi votuan edhe vet eurodeputetët e Partisë Popullore Europiane, ku i pranishëm ishte edhe kreu i tyre, Manfred Ëeber; Socialistët europianë, Liberalët, Të gjelbrit; ndërsa shumica e së Majtës europiane, duke përfshirë edhe kryetaren Gabriela Zimmer, abstenuan. Rezultati i votimit ishte 48 vota në favor të propozimit, 208 kundër dhe 20 abstenime.

Në fjalën e tij, Notis Marias, kryetari i Partisë “Greqia – Rruga tjetër” dhe eurodeputet, vuri në dukje se Kostandinos Kacifas u ekzekutua nga policia shqiptare në kuadër të një operacioni spastrimi, në ditën e përvjetorit kombëtar të Greqisë, më 28 tetor, një akt që sipas tij e mbështeti politikisht kryeministri shqiptar Edi Rama.

Ai shtoi se autoritetet shqiptare refuzuan në mënyrë të paligjshme, për 10 ditë, të dorëzonin trupin e tij të varrosej nga të afërmit, ndërsa tha gjithashtu se në funeralin e tij u ushtrua terror.

Duke përfunduar, eurodeputeti grek theksoi se presioni ndaj minoritetit kombëtar të Vorioepirit është i vazhdueshëm e sistematik, dhe autoritetet shqiptare shkatërrojnë kishat, shtëpitë e grekeve dhe angazhohen në shpronësime të dhunshme.

Përveç faktit që shumica e eurodeputetëve votuan kundër propozimit të tij, karakteristikë e kësaj seance ishte fakti se, nga 27 eurodeputetët që përfaqësojnë Greqinë dhe Qipron, në votim merrnin pjesë vetëm 10. Prej tyre votuan pro 8 eurodeputetë, përfshirë Eleni Theocharous, e cila u shpall nga autoritetet shqiptare person “non grata”, ndërsa dy votuan kundër. 17 të tjerët nuk ndodheshin fare në sallë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.