🌤️
Tiranë 22°C · Kryesisht kthjellët 24 Tetor 2026
S&P 500 7,624 ▼0.52%
DOW 52,215 ▼1.23%
NASDAQ 25,955 ▼0.21%
NAFTA 103.27 ▲3.82%
ARI 4,008 ▼1.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1201 EUR/GBP 0.8375 EUR/CHF 0.9237 EUR/ALL 90.7475 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5185 EUR/TRY 55.7035 EUR/JPY 175.69 EUR/CAD 1.5682 EUR/USD 1.1201 EUR/GBP 0.8375 EUR/CHF 0.9237 EUR/ALL 90.7475 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5185 EUR/TRY 55.7035 EUR/JPY 175.69 EUR/CAD 1.5682
₿ CRYPTO
BTC $80,607 ▼ -1.29% ETH $2,364 ▼ -1.5% XRP $1.2802 ▼ -3.02% SOL $101.3700 ▼ -3%
S&P 500 7,624 ▼0.52 % DOW 52,215 ▼1.23 % NASDAQ 25,955 ▼0.21 % NAFTA 103.27 ▲3.82 % ARI 4,008 ▼1.29 % S&P 500 7,624 ▼0.52 % DOW 52,215 ▼1.23 % NASDAQ 25,955 ▼0.21 % NAFTA 103.27 ▲3.82 % ARI 4,008 ▼1.29 %
EUR/USD 1.1201 EUR/GBP 0.8375 EUR/CHF 0.9237 EUR/ALL 90.7475 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5185 EUR/TRY 55.7035 EUR/JPY 175.69 EUR/CAD 1.5682 EUR/USD 1.1201 EUR/GBP 0.8375 EUR/CHF 0.9237 EUR/ALL 90.7475 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5185 EUR/TRY 55.7035 EUR/JPY 175.69 EUR/CAD 1.5682
24 Tet 2026
Breaking
Opinion

Pedagogu në auditor dhe deputeti në Kuvend

Nga Altin Ketro

A mund të jesh pedagog që u mëson studentëve të mendojnë në mënyrë kritike dhe njëkohësisht deputet që në Kuvend përdor fyerje, akuza personale dhe një gjuhë që më shumë nxit konfliktin sesa debatin?

Askush nuk pret që pedagogët të heqin dorë nga bindjet politike dhe nga e drejta për t’i mbrojtur ato. As të mos nënshkruajnë peticione politike. As të mos dalin në krye të protestave për të kërkuar rrëzimin e një qeverie të ligjshme. As të mos kërkojnë largimin e gjithë klasës së vjetër politike për t’u hapur vendin të rinjve!!!

Megjithatë, pedagogu nuk është thjesht dikush që hyn në auditor, mban leksionin dhe largohet në punë të vet. Studentët e shohin si mendon dhe si u përgjigjet kundërshtimeve kur dikush nuk është dakord me të jo vetëm gjatë orarit të mësimit, por edhe jashtë auditorit nga shembujt që vetë u jep.

Edhe kur është deputet, edhe kur ka qenë deputet, edhe kur ka qenë kandidat për deputet. Madje edhe kur flet si politikan që kërkon t’u japë mend të tjerëve.

Patjetër që Kuvendi është vendi ku përplasen bindje dhe interesa të ndryshme. Po çfarë ndodh kur një pedagog, që duhet t’u mësojë studentëve të argumentojnë dhe të respektojnë mendimin ndryshe, shfaqet në Kuvend me një gjuhë fyese dhe sulme personale, shpeshherë nën brez?

Nuk mendoj se zgjidhja është që pedagogët të mos merren me politikë. Përkundrazi, universiteti duhet të jetë një hapësirë ku pjesëmarrja në jetën publike dhe politike nuk shihet si diçka e papërshtatshme. Por është e vështirë t’u mësosh studentëve të arsyetojnë, të debatojnë dhe të respektojnë kundërshtarin, kur vetë disa prej pedagogëve që merren me politikë bëjnë të kundërtën në jetën publike. Pikërisht ata që kanë edhe përgjegjësinë e formimit të brezave të rinj.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.