☁️
Tiranë 21°C · Vranët 15 April 2026
S&P 500 6,967 ▲1.18%
DOW 48,536 ▲0.66%
NASDAQ 23,639 ▲1.96%
NAFTA 92.87 ▲1.74%
ARI 4,814 ▼0.75%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1797 EUR/GBP 0.8694 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 95.9271 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4835 EUR/TRY 52.7529 EUR/JPY 187.35 EUR/CAD 1.6231 EUR/USD 1.1797 EUR/GBP 0.8694 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 95.9271 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4835 EUR/TRY 52.7529 EUR/JPY 187.35 EUR/CAD 1.6231
₿ CRYPTO
BTC $73,790 ▼ -1.07% ETH $2,313 ▼ -3.03% XRP $1.3521 ▼ -1.47% SOL $82.9500 ▼ -4.13%
S&P 500 6,967 ▲1.18 % DOW 48,536 ▲0.66 % NASDAQ 23,639 ▲1.96 % NAFTA 92.87 ▲1.74 % ARI 4,814 ▼0.75 % S&P 500 6,967 ▲1.18 % DOW 48,536 ▲0.66 % NASDAQ 23,639 ▲1.96 % NAFTA 92.87 ▲1.74 % ARI 4,814 ▼0.75 %
EUR/USD 1.1797 EUR/GBP 0.8694 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 95.9271 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4835 EUR/TRY 52.7529 EUR/JPY 187.35 EUR/CAD 1.6231 EUR/USD 1.1797 EUR/GBP 0.8694 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 95.9271 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4835 EUR/TRY 52.7529 EUR/JPY 187.35 EUR/CAD 1.6231
15 Apr 2026
Breaking
Qeveritare

Peleshi: Në krye të 300 ditëve të qeverisjes, Shqipëria më pranë Europës

 300-dite-qeverisje-Foto-Florian-Abazaj-31-525x350Zëvendëskryeministri Niko Peleshi deklaroi sot se në krye të 300 ditëve të qeverisjes Shqipëria është më pranë Europës.
Gjatë raportimit për punën e 300 ditëve të qeverisjes, zv/kryeministri Peleshi theksoi se “vendet anëtare të Bashkimit Europian dhe jam i bindur se edhe çdo qytetar europian që beson tek Europa e bashkuar, kanë shumë besim tek Shqipëria sot”.
Shqipëria , vijoi Peleshi, është sot një vend zyrtarisht kandidat për BE-në. “Për të arritur në këtë stacion historik është dashur një punë e palodhshme, në çdo ministri dhe çdo agjenci qeveritare. Madje merita shkon përtej qeverisjes tek vetëdija e shoqërisë sonë që ka ditur të ndërtojë një sistem proeuropian vlerash në Shqipëri për t’u patur zili edhe nga vendet anëtare”, nënvizoi zv/kryeministri Peleshi.
Në fjalën e tij, Peleshi u shpreh se “në fakt ne përmbushëm angazhimin më të rëndësishëm të qeverisjes sonë, rirlindjen e besimit te shqiptarët dhe tek e ardhmja. Sot secili prej nesh në kabinet është i bindur se synimet tona ambicioze për një Shqipëri të rilindur si gjithë Europa janë të mundura”.
Vështirësistë, shtoi Peleshi, nuk janë të pakta për vendin, por ne kuptuam gjatë këtyre 300 ditëve se duke u orientuar nga detinacioni ku duam të arrijmë dhe jo nga pengesat e shumta në rrugën tonë gjithçka është e mundur.
“Aksioni qeveritar u shtri në çdo fushë dhe qeveria u angazhua maksimalisht për të përnmbushur kërkesat e shtruara, por disa ministra patën një rol të posaçëm për përmbushjen e 5 prioriteteve, por më tepër për të komunikuar arritjet tona përmes një diplomacie të shkëlqyer”, përfundoi zv/kryeministri Peleshi.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.