☀️
Tiranë 16°C · Kthjellët 07 April 2026
S&P 500 6,585 ▼0.4%
DOW 46,467 ▼0.43%
NASDAQ 21,861 ▼0.62%
NAFTA 114.52 ▲1.88%
ARI 4,692 ▲0.15%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1544 EUR/GBP 0.8723 EUR/CHF 0.9214 EUR/ALL 95.9465 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3910 EUR/TRY 51.4600 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.6063 EUR/USD 1.1544 EUR/GBP 0.8723 EUR/CHF 0.9214 EUR/ALL 95.9465 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3910 EUR/TRY 51.4600 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.6063
₿ CRYPTO
BTC $68,299 ▼ -1.42% ETH $2,082 ▼ -1.96% XRP $1.2999 ▼ -2.63% SOL $78.8800 ▼ -2.92%
S&P 500 6,585 ▼0.4 % DOW 46,467 ▼0.43 % NASDAQ 21,861 ▼0.62 % NAFTA 114.52 ▲1.88 % ARI 4,692 ▲0.15 % S&P 500 6,585 ▼0.4 % DOW 46,467 ▼0.43 % NASDAQ 21,861 ▼0.62 % NAFTA 114.52 ▲1.88 % ARI 4,692 ▲0.15 %
EUR/USD 1.1544 EUR/GBP 0.8723 EUR/CHF 0.9214 EUR/ALL 95.9465 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3910 EUR/TRY 51.4600 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.6063 EUR/USD 1.1544 EUR/GBP 0.8723 EUR/CHF 0.9214 EUR/ALL 95.9465 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3910 EUR/TRY 51.4600 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.6063
07 Apr 2026
Breaking
Bota

Pengmarrje në Francë, dy viktima, policia ekzekuton agresorët

Episodi i radhës i dhunës trondit Francën, ndërsa dy persona të armatosur me thika morën peng disa njerëz në një kishë në afërsi të qytetit Rouen.

Ngjarja ndodhi në kishën Saint-Etienne-du-Rouvray në krahinëne Normandisë. Mediat franceze raportojnë se dy agresorët ishin të armatosur me thika dhe morën peng priftin, dy murgesha dhe të paktën tre besimtarë që gjendeshin në brendësi të ndërtesës.

I menjëhershëm reagimi i policisë franceze, e cila rrethoi zonën dhe duket se nuk ka humbur kohë me negociata, por ndërhyri ashpër duke vrarë dy agresorët.

Mediat franceze raportojnë se forcat speciale ndërhynë sapo mbërritën në zonë dhe lajmëruan se situata përfundoi pasi u dëgjuan krisma në kishë.

Fatkeqësisht raportohet se prifti dhe një prej pengjeve të tjera ishin vrarë nga agresorët para se policia të mund të shpëtonte pengjet.

Nuk dihet identiteti i agresorëve, por mediat franceze raportojnë se bëhet fjalë për persona me probleme me mendore, ndërsa nuk ka asnjë motiv për gjestin e tyre makabër.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.