☀️
Tiranë 6°C · Kthjellët 29 March 2026
S&P 500 6,369 ▼1.67%
DOW 45,167 ▼1.73%
NASDAQ 20,948 ▼2.15%
NAFTA 99.64 ▲0%
ARI 4,524 ▲0%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986 EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986
₿ CRYPTO
BTC $66,393 ▼ -0.48% ETH $1,995 ▼ -0.78% XRP $1.3172 ▼ -1.91% SOL $81.6000 ▼ -1.37%
S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲0 % ARI 4,524 ▲0 % S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲0 % ARI 4,524 ▲0 %
EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986 EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986
29 Mar 2026
Breaking
Bota

Pentagoni për Shtetin Islamik: Diçka që nuk kemi hasur më parë!

pentagoni-p-euml-r-shtetin-islamik-di-ccedil-ka-q-euml-nuk-kemi-hasur-m-euml-par-euml_hdSekretari amerikan i Mbrojtjes, Chuck Hagel, ka thënë se grupi terrorist i Shtetit Islamik është më tepër se një grup i thjeshtë terrorist. Sipas tij, përveç se ata i bashkon ideologjia, finesa…, ata janë shumë të përgatitur edhe ushtarakisht.

Finesa, pasuria dhe fuqia ushtarake e militantëve të shtetit islam është një kërcënim i madh për Shtetet e Bashkuara që ndoshta tejkalon edhe al Kaeda, kanë vlerësuar udhëheqësit ushtarakë amerikanë të enjten, njoftojnë agjencitë.

“Ata përbëjnë një kërcënim të menjëhershëm për ndonjë interes që ata kanë, nëse kjo është në Irak apo kudo tjetër”, u tha sekretari i Mbrojtjes, Chuck Hagel, gazetarëve në Pentagon, duke folur për grupin militant që fitoi një të tretën e Irakut dhe shfaqi një video ku tregon se si ekstremistët i prenë kokën pengut amerikan.

I pyetur nëse Shteti Islamik paraqet kërcënim për Shtetet e Bashkuara të krahasueshme me sulmet terroriste të 11 shtator 2001, Hagel tha se grupi është i përgatitur dhe i financuar më mirë se çdo grup tjetër i parë ndonjëherë.

“Ata shkojnë përtej grupit të thjeshtë terrorist. Ata i bashkon ideologjia, finesa…, forca ushtarake. Janë jashtëzakonisht të mirë-financuar. Kjo shkon përtej çdo gjë që ne kemi parë”, citohet të ketë thënë Hagel, transmeton Telegrafi.

Së bashku me Hagel, para gazetarëve ka folur edhe udhëheqësi i Shtabit të Përbashkët amerikan, Gjeneral Martin Dempsey.

Dempsey ka thënë se SHBA-të janë të gatshme të ndalojnë ndalojnë militantët e Shteti Islamik, mirëpo ka paralajmëruar se kjo nuk mund të bëhet në mënyrë të përhershme.

Konferenca me gazetarë e këtyre dy zyrtarëve amerikanë është mbajtur dy ditë pas publikimit të videos ku shihet ekzekutimi i gazetarit amerikan, James Foley.

Hagel ka thënë se vrasja e Foley krahas veprimeve të tjera të grupit tregon se ata paraqesin “kërcënim të pashmangshëm” për interesin amerikan në Irak dhe kudo tjetër.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.