🌤️
Tiranë 9°C · Kryesisht kthjellët 28 March 2026
S&P 500 6,369 ▼1.67%
DOW 45,167 ▼1.73%
NASDAQ 20,948 ▼2.15%
NAFTA 99.64 ▲5.46%
ARI 4,524 ▲2.62%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987 EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987
₿ CRYPTO
BTC $66,449 ▼ -3.14% ETH $2,004 ▼ -3.05% XRP $1.3388 ▼ -1.41% SOL $83.4700 ▼ -2.81%
S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲5.46 % ARI 4,524 ▲2.62 % S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲5.46 % ARI 4,524 ▲2.62 %
EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987 EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987
28 Mar 2026
Breaking
Qeveritare

Për herë të parë kredi studentore, Kushi: Mbështetje për tarifat e studimit dhe kostot e jetesës

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi, në një prononcim për medie pas mbledhjes së qeverisë, dha sot lajmin e mirë të miratimit të skemës së kredisë studentore, që i mundëson studentit mbulimin e tarifave të studimit dhe kostove të jetesës gjatë studimeve të larta.

Sipas ministres, “Agjencia Kombëtare e Financimit të Arsimit të Lartë (AKFAL) negocion me bankat e nivelit të dytë që kredia studentore të jepet pa kolateral fizik”.

Po ashtu, Ministrja theksoi se “kredia studentore jepet për mbulimin e kostove vetëm për ndjekjen e një programi studimi”.

“Financimi i kredisë bëhet me këste, të paktën dy herë në vit, pas konfirmimit nga IAL që studenti ka shlyer tarifën e vitit dhe ka frekuentuar procesin mësimor. Shlyerja e kredisë nis jo më herët se 3 vite pas nënshkrimit të kontratës së kredisë për studimet e ciklit të parë, jo më herët se 2 vite pas nënshkrimit të kontratës së kredisë për programe studimi cikli i dytë dhe e treta jo më herët se 5 vjet pas nënshkrimit të kontratës së kredisë, për rastet e kredisë së marrë për program studimi të integruar të ciklit të dytë”, shtoi ajo.

Po ashtu, ministrja theksoi se norma e interesit të kredisë do të jetë e pandryshueshme, gjatë gjithë kohëzgjatjes së kontratës së kredisë.

Sipas saj, “studentët që përfitojnë kredi studentore, nuk duhet të jenë përfitues nga politikat e mëparshme, si bursë apo përjashtim nga tarifat, me qëllim që të zgjerohet sa më shumë numri i përfituesve”.

“Studentët përfitues do të përzgjidhen bazuar në disa prioritete, si: vlera e kredisë, ndjekja e studimeve në programet prioritare, rezultatet e mëparshme gjatë studimeve, etj.”, tha Kushi.

Sipas ministres “MAS çdo vit do të parashikojë një buxhet, një fond të dedikuar pikërisht për këtë program dhe në varësi të fondit që vë në dispozicion do të përcaktohet edhe numri i studentëve që do të jenë përfitues”.

Kushi theksoi se efektet e këtij vendimi nisin menjëherë, gjatë vitit akademik 2023-2024.

“Ne kemi punuar shumë gjatë, shumë intensivisht, por morëm masat që ky vendim të dalë menjëherë, përpara se maturantët e këtij viti të aplikojnë. Sepse mund të ketë shumë nga ata që kanë rezultatet të mira, por për shkak të kushteve të vështira ekonomike mund ta mendojnë dy herë nëse do të vazhdojnë studimet e larta apo jo”, theksoi ajo.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.