☀️
Tiranë 8°C · Kthjellët 17 Tetor 2026
S&P 500 7,659 ▼1.09%
DOW 52,002 ▼0.34%
NASDAQ 26,140 ▼2.14%
NAFTA 99.02 ▲2.61%
ARI 4,181 ▲0.26%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1242 EUR/GBP 0.8439 EUR/CHF 0.9265 EUR/ALL 91.3020 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4371 EUR/TRY 55.6673 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5899 EUR/USD 1.1242 EUR/GBP 0.8439 EUR/CHF 0.9265 EUR/ALL 91.3020 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4371 EUR/TRY 55.6673 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5899
₿ CRYPTO
BTC $81,064 ▼ -0.76% ETH $2,377 ▼ -1.65% XRP $1.2853 ▼ -1.55% SOL $102.0200 ▼ -2.09%
S&P 500 7,659 ▼1.09 % DOW 52,002 ▼0.34 % NASDAQ 26,140 ▼2.14 % NAFTA 99.02 ▲2.61 % ARI 4,181 ▲0.26 % S&P 500 7,659 ▼1.09 % DOW 52,002 ▼0.34 % NASDAQ 26,140 ▼2.14 % NAFTA 99.02 ▲2.61 % ARI 4,181 ▲0.26 %
EUR/USD 1.1242 EUR/GBP 0.8439 EUR/CHF 0.9265 EUR/ALL 91.3020 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4371 EUR/TRY 55.6673 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5899 EUR/USD 1.1242 EUR/GBP 0.8439 EUR/CHF 0.9265 EUR/ALL 91.3020 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4371 EUR/TRY 55.6673 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5899
17 Tet 2026
Breaking
Opinion

Për një qeveri dhe një Parti Socialiste pa Edi Ramën!

Nga IRENA BEQIRAJ

Asnjë forcë tjetër politike në Shqipërinë pluraliste nuk e ka pasur mundësinë të përjetojë një cikël kaq të gjatë qeverisjeje sa Partia Socialiste. Trembëdhjetë vite në pushtet përbënin një mundësi të jashtëzakonshme për të realizuar politika progresiste, për të zvogëluar pabarazitë, për të forcuar institucionet dhe për të përmirësuar cilësinë e jetës së qytetarëve.

Por jetëgjatësia në pushtet, në vend që të shërbente si mundësi për konsolidimin e një projekti të qëndrueshëm zhvillimi, nën drejtimin gjithnjë e më personalist të Edi Ramës, u shoqërua me dobësimin e mekanizmave të kontrollit politik dhe institucional. Ajo që duhej të ishte një mundësi për të ndërtuar një shtet më të drejtë dhe një ekonomi më gjithëpërfshirëse, është shëndruar në një realitet ku përqendrimi i pushtetit , korrupsioni, kanë prevaluar mbi interesin publik.
Protestat, akuzat publike, hetimet dhe procedimet penale, si edhe rastet kur përfaqësues të niveleve të larta të qeverisjes qendrore dhe vendore janë përballur me drejtësinë, kanë futur gjithë shoqërinë në një krizë të thellë besimi ndaj mënyrës se si ushtrohet pushteti.
Edhe kjo nuk është thjesht vetëm çështje e rezultateve të qeverisjes. Është një çështje e identitetit politik të forcës që qeveris. Sepse kur një parti nuk kontrollon më pushtetin e vet, deformimi nuk prek vetëm mënyrën se si qeveriset vendi. Ai ka prekur në thelb vetë Partinë Socialiste.
Nën peshën e pushtetit personal, forumet politike kanë humbur gradualisht funksionin e tyre si hapësira ku debatohen alternativat, ndërtohen vendimet dhe kontrollohet lidershipi. Në vend që të jenë organe që përcaktojnë drejtimin politik, ato janë shndërruar në struktura që miratojnë në heshtje edhe dhunën që po ushtrohet sot mbi të rinjtë .
Kur përgjegjshmëria politike reduktohet në përgjegjësi personale, integriteti predikohet por nuk promovohet institucionalisht, ndërsa pushteti ushtrohet me diskrecion të gjerë, pa transparencë dhe llogaridhënie të mjaftueshme, partia humbet aftësinë për të kontrolluar qeverisjen e vet , dhe nuk sillet më si një organizatë politike autonome, por si zgjatim i individit .
Në këto kushte, Partia Socialiste, po identifikohet gjithnjë e më shumë me administrimin e pushtetit dhe gjithnjë e më pak me një projekt politik për shoqërinë.
Në këtë kontekst, thirrjet për zgjidhje politike që kanë ardhur nga deputetja Elisa Spiropali por dhe nga figura të tjera të vjetra të së majtës si Ermelinda Meksi, kurrësesi nuk duhen parë thjesht si qëllime individuale por si një thirrje se kriza nuk mund të trajtohet vetëm si problem kalimtar apo si një vështirësi e përkohshme e qeverisjes, por si një situatë që nuk kërkon thjesht largimin e Edi Ramës nga posti i kryeministrit, por edhe largimin e tij nga drejtimi i Partisë Socialiste.
Kjo nuk është thjesht kërkesë për zëvendësimin e një individi. Është nevojë për t’i dhënë fund një modeli ku pushteti politik, drejtimi i partisë dhe kontrolli mbi vendimmarrjen përqendrohen në të njëjtat duar.
Një qeveri pa Edi Ramën është një ndryshim politik. Një parti socialiste pa Edi Ramën është mundësia për të rikthyer politikën në shërbim të qytetarëve.
Zgjidhja politike nuk mund të jetë vetëm dorëheqja e Edi Ramës nga qeveria . Sot çdo socialist i ri a i vjetër , aktiv ose jo lipset të kërkojë me çdo kusht që partia socialiste të mbijetojë .
Partia Socialiste nuk mund të mbijetojë politikisht vetëm si një grupim që administron pushtetin.
Ajo duhet të shndërrohet sërish në vendin ku artikulohen shqetësimet që pushteti nuk i sheh; ku dëgjohen zërat që qeveria nuk i dëgjon; ku analizohen problemet që statistikat nuk i tregojnë; ku e vërteta politike mund të thuhet pa frikën e humbjes.
Partia Socialiste duhet të rikthehet te themelet e saj dhe të rindërtojë mbi to, kujdesin për njerëzit dhe për të mirën e përbashkët; Integritetin për të mos e përdorur pushtetin në kundërshtim me interesin publik; vetëkontrollin për të pranuar kufijtë e pushtetit dhe për të mos e përqendruar atë në pak duar; transparencën për t’u dhënë qytetarëve të drejtën të dinë, të gjykojnë dhe të kërkojnë llogari, edhe kjo nuk mund të ndodhë me Edi Ramën .
Shqipëria sot nuk ka nevojë vetëm për një qeveri tjetër. Ka nevojë për një mënyrë tjetër të të bërit politikë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.