roze

Për pazar në Kamboxhia

Angelina Jolie dhe bashkëshorti i saj Brad Pitt po përpiqen që fëmijët e adoptuar të qëndrojnë në kontakt me rrënjët e tyre. 13 vjet pasi adoptuan djaloin e tyre të madh, Maddox, nga Kamboxhia, Angelina është rikthyer në këtë vend me të dhe 5 fëmijët e tjerë.

Ajo dhe Brad janë fotografuar me Shiloh, 9 vjeç dhe binjakët 7-vjeçarë Knox dhe Vivienne, teksa bënin pazar në një treg të vjetër në Siem Reap. Ata blenë disa sende para se të largoheshin me një tuk-tuke

Çifti ndodhet në qytet për filmin e ardhshëm të Angelinës, “First They Killed My Father”, ku ajo është bashkëskenariste dhe regjisore. Vetë Maddox do të përfshihet në film, si një synim i të ëmës për të siguruar lidhjet me vendin e tij të lindjes.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button