Te ndryshme
Përdhunon gjermanen në tualetin e trenit, pranga shqiptarit
Një shtetas shqiptar është arrestuar në Thuringen, Gjermani pasi akuzohet për përdhunimin e një gruaje 54-vjeçare.
Media lokale “Insuedthueringen.de” shkruan se ngjarja ka ndodhur në trentin e linjës Erfurt-Gottingen ku një grua është përdhunuar në tualet nga një shqiptar 29-vjeçar.
Gruaja ka dëshmuar se ngjarja ka ndodhur në momentin që ajo kishte shkuar në tualetin e trenit për të kryer nevojat personale. Gjykata e Qarkut ka lëshuar urdhërarrestin për shqiptarin, i cili aktualisht është në burg. Hetimet janë në duart e prokurorisë në Erfurt.