Performanca sexy e Taylor Swift
Taylor Swift ka qenë më provokuese se kurrë në mbrëmjen e Brit Awards, ku performoi duke shoqëruar me një koreografi këngën e saj “Blank Space”.
Këngëtarja, e veshur me të zeza, ishte gjatë gjithë kohës e rrethuar nga balerinë të veshur me kostume të bardha dhe kapele. Lëvizjet e tyre ishin jo pak “sexy”.
Këngëtarja amerikane në evenimentin britanik fitoi çmimin ndërkombëtar të këngëtares më të mirë, i pari në 8 vjet që nga publikimi i këngëve të saj në Britani.
“Unë e fillova duke kënduar në King’s College të Londrës dhe 8 vjet më vonë po bëhem gati të luaj në Hyde Park. Kjo është…”, u shpreh Swift, që me zor gjente fjalët për të përshkruar gëzimin e saj.
Bukuroshja bjonde ia kushtoi këtë çmim Ed Sheeran, një mik i afërt që, siç tha ajo, i ndezi dashurinë për Britaninë duke e shoqëruar në pub-e dhe duke i mësuar sesi të bëjë një çaj të mirë.
Sikurse kolegu, edhe këngëtarja e vuri theksin tek përshkimi gradual i rrugës drejt suksesit. “Oh, Zot! Wow! E vizitoj Anglinë prej 8 vjetësh, duke bërë shfaqje e koncerte dhe ky është çmimi im i parë britanik. Jam shumë e gëzuar”, tha Swift.