Përfshihet nga zjarri një apartament në Shkëmbin e Kavajës, zjarrfikësit në luftë me flakët
Një apartament në katet e sipërme të një pallati 20-katësh në zonën e Shkëmbit të Kavajës është përfshirë nga flakët mbrëmjen e së hënës.
Menjëherë pas sinjalizimit, në vendngjarje kanë mbërritur forcat e Policisë dhe shërbimi zjarrfikës, të cilët po punojnë për vënien nën kontroll të zjarrit.
Për shkak të lartësisë së godinës, ndërhyrja e zjarrfikësve paraqitet e vështirë, ndërsa zona është rrethuar për të garantuar sigurinë e banorëve dhe të kalimtarëve.
Në vendngjarje ndodhet edhe një ambulancë, e vendosur në gatishmëri për t’i ofruar ndihmë mjekësore çdo personi që mund të ketë nevojë.
Deri më tani nuk ka informacion zyrtar për persona të lënduar apo për shkaqet e zjarrit, ndërsa autoritetet po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.