Kosova

Përfundimisht Isa Mustafa kryeministri i ri i Kosovës, Thaçi zëvendës i tij dhe ministër i Jashtëm

Zëvendësministri i Jashtëm në largim, Petrit Selimi, deklaroi sot se kryetari i LDK-së, Isa mustafa do të jetë kryeministri i ri i Kosovës, ndërsa kryetari i PDK-së, Hashim Thaçi, do të jetë zv/kryeministër dhe ministër i Jashtëm.
Kryetari-i-LDK-se-Isa-MustafaNë një postim në rrjetin social Facebook, Selimi shkruan se “kryeministër do të jetë Isa Mustafa i LDK-së, kurse Hashim Thaçi i PDK-së zëvendës i tij dhe ministër i Jashtëm”.
Kryetari i PDK-së, Hashim Thaçi, dhe kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, nënshkruan pak më parë Marrëveshjen e koalicionit, në ambientet e Kuvendit të Kosovës. Por gjatë konferencës për shtyp nuk u dhanë emra për ndarjen e posteve.

Ndërkohë që KosovaPress bën të ditur se sipas burimeve të saj nga të dy subjektet politike, që do të udhëheqin institucionet e Kosovës deri në 2018-tën, postet kryesore në Kuvendin e Kosovës dhe qeverisjen Mustafa 1, do të jenë, si vijon:

Kuvendi i Republikës së Kosovës – Kadri Veseli, Kryetar

QEVERIA MUSTAFA:

Kryeministwr i Republikës së Kosovës – Isa Mustafa

zv. Kryeministri Parë dhe Ministër i Punëve të Jashtme – Hashim Thaçi

zv. Kryeministër – Muhamet Mustafa

zv. Kryeministër – Skwnder Hyseni

Minister i Shtetit dhe Udhëheqës i dialogut teknik Kosovë-Serbi – Enver Hoxhaj

Ministria e Diasporës – Edita Tahiri

Ministria e Drejtësisë – Hajredin Kuci

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë – Arsim Bajrami

Ministria e Financave – Avdulla Hoti

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural – Blerand Stavileci ose Memli Krasniqi

Ministria e Zhvillimit Ekonomik – Besim Beqaj

Ministria e Integrimit Evropian – Bekim Qollaku

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë – Hikmete Bajrami

Ministria e Forcës së Sigurisë së Kosovës – Anton Cuni

Ministria e Infrastrukturës – Lutfi Zharku

Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor – Xhavit Haliti

Ministria e Punëve të Brendshme – Haki Demolli

Ministria e Shëndetësisë – Teuta Sahatqiu

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit – Kujtim Shala

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal – Aleksandër Jablanovic

Ministria për Komunitete dhe Kthim – Slobodan Petrovic

Ministra e Administratws Publike – Mahir Yagcilar

Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale – Nenad Rasiq

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button