☁️
Tiranë 12°C · Vranët 23 March 2026
S&P 500 6,585 ▲1.21%
DOW 46,223 ▲1.42%
NASDAQ 21,937 ▲1.34%
NAFTA 89.93 ▼8.45%
ARI 4,384 ▼4.17%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1560 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9106 EUR/ALL 96.0524 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 51.2567 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.5845 EUR/USD 1.1560 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9106 EUR/ALL 96.0524 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 51.2567 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.5845
₿ CRYPTO
BTC $70,566 ▲ +2.52% ETH $2,133 ▲ +2.4% XRP $1.4325 ▲ +2.67% SOL $90.2500 ▲ +3.1%
S&P 500 6,585 ▲1.21 % DOW 46,223 ▲1.42 % NASDAQ 21,937 ▲1.34 % NAFTA 89.93 ▼8.45 % ARI 4,384 ▼4.17 % S&P 500 6,585 ▲1.21 % DOW 46,223 ▲1.42 % NASDAQ 21,937 ▲1.34 % NAFTA 89.93 ▼8.45 % ARI 4,384 ▼4.17 %
EUR/USD 1.1560 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9106 EUR/ALL 96.0524 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 51.2567 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.5845 EUR/USD 1.1560 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9106 EUR/ALL 96.0524 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 51.2567 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.5845
23 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

Përfundon linja e interkonjeksionit Shqipëri-Kosovë. Rama: Ngjarje e shënuar

Përfundon projekti “Linja e interkonjeksionit 400 kV Shqipëri-Kosovë”. Projekti është financuar nga banka Gjermane KFW. Për pjesën e Shqipërisë ka patur vlerën 29 milionë euro dhe është implementuar nga kompania kontraktore Energoinvest.

“Është një ngjarje e shënuar në rrugën e integrimit të hapësirës sonë përmes një integrimi të gjithanshëm, duke filluar nga energjia e duke vazhduar në të gjithë sektorët. Kemi bërë shumë së bashku për të përafruar në çdo sektor qasjen tonë ligjore dhe administrative”, deklaroi kryeministri Edi Rama.

Kreu i qeverisë shtoi se “po krijojmë premisën themelore për një treg të përbashkët të energjisë”.

Ndërsa kryeministri kosovar Isa Mustafa u shpreh: “Ky projekt ka shumë rëndësi, është ekuivalent me “Rrugën e Kombit”. Përmbush zotimet tona për të krijuar një sistem të qëndrueshëm energjetik”.

Ndërsa ministri i Energjitikës, Damian Gjiknuri, deklaroi se “vitin e ardhshëm do të fillojë linja e interkonjeksionit me Maqedoninë”.

“Sektori energjetik po jep shenja që po kalon nga ringjallja në konsolidim”, tha Gjiknuri.

Linja e interkonjeksionit 400 kV Shqipëri – Kosovë ka një gjatësi totale 241.1 km, nga të cilat 151.1 km shtrihen në territorin e Shqipërisë dhe 90 km shtrihen në territorin e Kosovës. Segmenti i parë i parë i linjës nga Tirana në Vaun e Dejës me gjatësi 80 km përfshin shtrirjen e qarkut të dytë në linjën ekzistuese Tiranë-Podgoricë dhe Segmenti i dytë i linjës konsiston në ndërtimin e një linjeje të re me një qark Vau i Dejës-Morinë me gjatësi 71 km.

Linja e Interkonjeksionit 400 kV Shqipëri-Kosovë ka dy përcjellës për fazë të tipit ACSR 490/65 mm 2. Përcjellësi i mbrojtjes nga goditjet atmosferike do të jetë i pajisur në brendësi me fibra optike, për qëllime të telekomunikacionit dhe shkëmbimit të të dhënave.

1 Koment

  • Arturi 28 June 2016, 13:26

    Obobo, eshte bere vrer sali-serbi! ;)

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.