☀️
Tiranë 11°C · Kthjellët 25 March 2026
S&P 500 6,556 ▼0.37%
DOW 46,124 ▼0.18%
NASDAQ 21,762 ▼0.84%
NAFTA 89.07 ▼3.55%
ARI 4,547 ▲3.3%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951 EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951
₿ CRYPTO
BTC $71,097 ▲ +0.24% ETH $2,171 ▲ +0.38% XRP $1.4210 ▼ -0.24% SOL $92.4000 ▲ +1.36%
S&P 500 6,556 ▼0.37 % DOW 46,124 ▼0.18 % NASDAQ 21,762 ▼0.84 % NAFTA 89.07 ▼3.55 % ARI 4,547 ▲3.3 % S&P 500 6,556 ▼0.37 % DOW 46,124 ▼0.18 % NASDAQ 21,762 ▼0.84 % NAFTA 89.07 ▼3.55 % ARI 4,547 ▲3.3 %
EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951 EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951
25 Mar 2026
Breaking
Politika

Përfundon takimi Meta-Rama-Basha. Kreu i PD-së, Propozimi hibrid, zbatim sipas Venecias

Ka përfunduar takimi mes kryetarëve të 3 partive kryesore në vend që kishte në fokus reformën në drejtësi. I pari që ka lënë Kryesinë e Kuvendit pas bisedimeve kokë më kokë ka qenë kryeministri Edi Rama, i cili është larguar në heshtje.
Por brenda pak minutave ai ka bërë të ditur përmes rrjetit social Facebook se do të shprehet më vonë gjatë ditës në lidhje me takimin. “Në 19:00 prononcimi lidhur me takimin e organizuar”, ka njoftuar Rama.
Ndërsa kryetari i PD, Basha ka deklaruar për mediat se, “tre kryetarët kanë rënë dakord për të angazhuar një njeriun e tyre për të biseduar për variantin hibrid”.
“Kjo është një mundësi për të mbyllur reformën në drejtësi. Negociatori ynë, Oerd Bylykbashi ka fuqinë për të negociuar një zgjidhje mbi variantin hibrid, bazuar në rekomandimin e Komisionit të Venecias”, ka deklaruar Basha.
Ai ka theksuar se, PD e ka bërë një propozim që është sipas tij në përputhje me rekomandimet e Venecias, gjë që sipas tij tregon “seriozitetin me të cilën opozita është përfshirë në këtë proces.
“Kjo është dëshmi e sinqeritetit të PD, që e sheh reformën në drejtësi si një interes madhor për shtetin shqiptar. Uroj që negociatorët e mandatuar do të bëjnë një punë të mirë dhe do ta çojnë në fund këtë proces dhe t’u japin shqiptarëve lajmin e mirë”, ka deklaruar Basha.
Formati i takimit, ku ishin ftuar edhe diplomatët kryesorë në vend, u propozua të dielën nga kreu i Kuvendit Ilir Meta, i cili mes të tjerash hodhi edhe idenë për krjimin e një qeverie teknike.
Por gjatë paradites, ambasadori amerikan Donald Lu dhe ajo e BE-së, Romana Vlahutin dolën kundër idesë së qeverisë teknike dhe paralajmëruan bojkotin e takimit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.