☁️
Tiranë 20°C · Vranët 15 April 2026
S&P 500 6,967 ▲1.18%
DOW 48,536 ▲0.66%
NASDAQ 23,639 ▲1.96%
NAFTA 92.46 ▲1.29%
ARI
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1797 EUR/GBP 0.8694 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 95.9271 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4835 EUR/TRY 52.7529 EUR/JPY 187.35 EUR/CAD 1.6231 EUR/USD 1.1797 EUR/GBP 0.8694 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 95.9271 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4835 EUR/TRY 52.7529 EUR/JPY 187.35 EUR/CAD 1.6231
₿ CRYPTO
BTC $74,018 ▼ -0.59% ETH $2,320 ▼ -2.7% XRP $1.3527 ▼ -1.41% SOL $83.1800 ▼ -3.31%
S&P 500 6,967 ▲1.18 % DOW 48,536 ▲0.66 % NASDAQ 23,639 ▲1.96 % NAFTA 92.46 ▲1.29 % ARI S&P 500 6,967 ▲1.18 % DOW 48,536 ▲0.66 % NASDAQ 23,639 ▲1.96 % NAFTA 92.46 ▲1.29 % ARI
EUR/USD 1.1797 EUR/GBP 0.8694 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 95.9271 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4835 EUR/TRY 52.7529 EUR/JPY 187.35 EUR/CAD 1.6231 EUR/USD 1.1797 EUR/GBP 0.8694 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 95.9271 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4835 EUR/TRY 52.7529 EUR/JPY 187.35 EUR/CAD 1.6231
15 Apr 2026
Breaking
Maqedonia

Përgjimet maqedonase, antishqiptarizmi i zyrtarëve të VMRO-së

E përditshmja austriake “Der Standard” thotë se, nga zbardhja e një pjese të transkriptimeve nga protokolli i përgjimeve në Maqedoni, ka dalë në dritë një bisedë “audio” e ish-kryeministrit Nikola Gruevski dhe ish-ministrit të Transporteve, Mile Janakievski, mbi zhvendosjen e disa banorëve nga ndërtesa ku parashikohej ngritja e një objekti tjetër.

“Shikoje edhe njëherë dhe më trego javës tjetër. Nëse kanë votuar për LSDM, atëherë le të qërrohen. Nëse nuk votojnë për ne, le të bëjmë punën tonë!”, dëgjohet të thotë Gruevski.

Në një përgjim të ish-ministres së Brendshme, Gordana Jankulovska, dëgjohet kërcënimi i saj ndaj shqiptarëve që përbëjnë 25 për qind të popullatës.

“Nëse duhet të tregojmë se kush është më i fortë, atëherë ne mund t’i shpartallojmë ata për një orë”, thotë Jankulovska, duke nënkuptuar shqiptarët.

Transkriptimet i janë dorëzuar Prokurorisë Speciale nga Partia Social-Demokrate e Maqedonisë (LSDM). Deri tani, ajo ka hetuar 45% të regjistrimeve “audio”, ndërsa juristët po verifikojnë për të parë nëse ka argumente për shkelje ligjore.

Prokuroria Speciale ka porositur një sistem të ri dëshifrimi, i cili mund të hetojë edhe 67 mijë të dhëna që vlejnë si të palexuara. Por për shumë çështje duhet të ndryshohet edhe ligji.

“Ne kemi forcën dhe vendosmërinë për të luftuar korrupsionin dhe shpërdorimin e postit”, thotë një nga 3 drejtueset e këtij organizmi, Lence Ristovska.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.