Politika

“Përligjin spekulimin”, Berisha: Qeveria të anulojë Bordet monitoruese për çmimet

Ish kryeministri Berisha kërkon anulimin e menjëhershmë të Bordeve Monitoruese të cmimeve.  Në konferencën e përjavshme me mediat, Berisha tha se qeveria ka të gjitha mundësitë kur ajo nuk është frymëzuese e spekullimit ta godasë atë aty ku lind.

“Rritje të mëdha kanë pësuar buka, brumërat zarzavet, po shkohet drejt mungesës së ushqimeve në familjet shqiptare. Bordet e krijuara nga qeveria janë forma të vjetra që të rikujtojnë kohërat e diktaturave. Nuk mund të ketë borde për rregullimin e cmimit të ushqimeve. Qeveria ka të gjitha mundësitë kur ajo nuk është frymëzuese e spekullimit ta godasë atë aty ku lind. Është e detyruar të zbatojë praktika transparente dhe të mbrojë popullatën nga ky agresion i rritjes së cmimeve. Bordet vec sa përligjin spekullimin dhe krijojnë mundësi të reja për rrugë të reja spekullimi.

Anulimi i bordeve pervec ERE, është kusht për marrjen e masave të cilat janë fare të thjeshta. Qeveria kompenson një për një rritjen e cmimit të produkteve të shportës. Kjo praktikë është praktikë e ndjekur në të githa kohërat për ata që respektojnë tregun. Rritja me 15 fish e cmimit të bukës në ’92 për shkak të liberalizimit të tregut nuk krijoi asnjë problem, u kompensua në cdo qindarkë nga qeveria. Kaluam nga cmimet e socializmit në ato të tregut të lirë.

Mallrat e shportës u kompensuan tërësisht. Terapia e shokut’ u kapërcye pa një problematikë sociale të ndjeshme. Qeveria aktuale po përdor rritjen e cmimeve për spekullim të mëtejshëm për pasurim të klientelës së saj dha ndarje profitesh me këtë klientelë.

Qeveria ka zgjedhur një ilaç toksik për rritjen e çmimeve që janë bordet. Ajo po jep shembull në këtë krizë, tre ditë më parë deklaruan se pë rata që shpenzojnë mbi 700kë/h do të shumëfishojnë çmimin e energjisë duke goditur mijëra biznese të vogla, ndërkohë që bitcoini i gllabëruar nga qeveria gllabëron energji në mënyrë gratis dhe të papërmbajtur.

Sepse gjerësisht flitet se kontrollin e bitcoinit i kanë marrë klanet më të larta qeveritare. Jam këtu për tju thënë se është jetik zëri juaj kundër rritjes së çmimeve dhe për ti thënë stop vlerave të rritura. Nëse nuk do u themi stop çmimet e sotme do të harrohen se do vijnë të tjera disa herë më të larta. Buxheti i familjarëve po grabitet nga qeveria.  Ftoj mediat të investigojnë dhe të mos harrojnë se interesi publik dhe mbrojtja e tij është detura parësore e tyre.”

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button