Përllogaritja e pikëve të maturantëve për të fituar studimet universitare
Të gjithë maturantët që kanë marrë nota kaluese në provime kanë të drejtë të vazhdojnë konkurimin për studimet universitare. Maturantët duhet të plotësojnë formularin A2 dhe kanë në dispozicion 10 mundësi zgjedhjeje për të fituar një të drejtë studimi në shkollat e larta publike. “ Për të fituar të drejtën e studimit në Instuticionet e Arsimit të Lartë Publik të Shqipërisë, çdo maturant apo kandidat që kërkon të vazhdojë studimet e larta, duhet detyrimisht të plotësojë formularin A2 online, sipas një kalendari dhe udhëzimeve përkatëse që do të pubikohen në faqen zyrtare të Ministrisë së Arsimit dhe Agjencisë Kombëtare të Provimeve gjatë këtyre ditëve. Cdo maturant ka të drejtë të përzgjedhë jo më shumë se 10 programe studimi”, nënvizohet tek guida e aplikimit të maturantëve. Ndryshe nga një vit më parë, përllogaritja e pikëve për hyrjen në universitetet publike të maturantit bëhët sipas skemës: Shënojmë me M, D1, D2, Zi dhe Z2 përkatësisht pikët mesatare të shkollës së mesme, vlerësimet në lëndët e detyruara dhe në ato me zgjedhje. Shënojmë me K koeficientin e shkollës të përcaktuar nga universitetet publike. Shënojmë me F1, F2 koeficientet e lëndëve me zgjedhje të përcaktuara nga universitetet publike. Llogaritja e shumës S të pikëve të maturantit do të bëhet me formulën: S={[26*M+20*(D1+D2)]*K+17* (Z1*F1+Z2*F2)}*5 Në llogaritjen e pikëve kandidatët duhet të përdorin vetëm notën e përshkallëzuar. Për të ditur koeficientin e shkollës së mesme dhe të lëndëve që kanë dhënë si provim me zgjedhje, mjafton të klikosh tek faqja zyrtare e Ministrisë së Arsimit (www.arsimi.gov.al) apo në faqen zyrtare të Agjencisë Kombëtare të Provimit (www.akp.gov.al) të cilat janë të publikuara.
Këtë vit formula ka ndryshim me vitin e shkuar, pasi më shumë rëndësi këtë vit dhe peshë më shumë ka mesatarja e shkollës së mesme, pasi i është rritur pesha, nga 20% që e kishte më parë këtë vit ka shkuar 26%, duke u ulur me nga 3% pesha e secilit provim me zgjedhje. Në formulën e llogaritjes së pikëve kjo gjë sjell një diferencë prej 50 pikësh. Këtë vit maturantët me formulën e re marrin 50 pikë më shumë se vjet.